Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Kërkesa e PS-së për përjashtimin e Agron Shehaj nga Kuvendi, nesër mblidhet Sekretariati i Etikës

P
Piranjat27 July 2026, 16:40 · 2 min lexim
Kërkesa e PS-së për përjashtimin e Agron Shehaj nga Kuvendi,

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e martë për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për marrjen e një mase disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj, pas incidentit të ndodhur në ambientet e Kuvendit me dokumentin e klasifikuar.

Partia Socialiste kërkon përjashtimin e Shehajt nga punimet e Kuvendit për 60 ditë, si edhe referimin e çështjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Sipas kërkesës së PS-së, gjatë shqyrtimit të marrëveshjes së huasë direkte mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin e jashtëm ushtarak, deputetët ishin njoftuar se dokumenti përmbante informacion të klasifikuar dhe mund të konsultohej vetëm në ambientet e përcaktuara nga Kuvendi, pas nënshkrimit të deklaratës së konfidencialitetit.

Në kërkesë pretendohet se Agron Shehaj ka kërkuar të merrte me vete kopjen fizike të dokumentit, por është kundërshtuar nga stafi i Kuvendit. Më tej thuhet se ai e ka marrë materialin me forcë dhe është larguar, ndërsa një këshilltare e Kuvendit, e cila u përpoq ta rimerrte dokumentin, është rrëzuar nga shkallët dhe ka pësuar dëmtime. Sekretariati i Etikës pritet të shqyrtojë nesër kërkesën e socialistëve dhe të vendosë mbi masën disiplinore që do të merret ndaj deputetit Agron Shehaj./

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.