Kërkesa/ Rama i gënjen, Shoqatat e Transportit Publik 3 muaj pa u disbursuar për naftën, paralajmërojnë: Reduktojmë autobusët

Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje nga qeveria për kompensimin e karburantit.
Qeveria ka miratuar skemën e kompensimit me 50 lekë për litër karburant për operatorët e transportit publik por vendimi ka mbetur në letër, dhe ata nuk janë kompensuar për periudhat mars, prill, maj. Përmes kërkesës drejtuar ministrisë së Financave dhe ministrisë së Ekonomisë paralajmëron se nëse nuk do të disbursohen për këto 3 muaj dhe për muajt në vazhdim atëherë do reduktojnë mjetet e transportit urban duke vështirësuar në këtë mënyrë lëvizjen e qytetarëve që shfrytëzojnë këtë transport.
"Theksojmë se transporti publik është një shërbim me interes të drejtpërdrejtë publik dhe se operatorët kanë treguar përgjegjshmëri duke vijuar ofrimin e shërbimit pavarësisht kostove të shtuara dhe mungesës së disbursimit të kompensimit të miratuar. Megjithatë, kapaciteti financiar i operatorëve për të përballuar për një periudhë të pacaktuar këtë situatë është i kufizuar. Në rast se nuk do të ketë një reagim konkret dhe në kohë nga institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e situatës, operatorët e përfaqësuar nga të dyja shoqatat do të detyrohen të rishikojnë kapacitetet operative dhe numrin e mjeteve të transportit publik që mund të nxjerrin në qarkullim, në përputhje me mundësitë reale financiare dhe operative të secilit operator. Një masë e tillë nuk përbën zgjedhjen e dëshiruar të operatorëve dhe as të shoqatave, pasi do të ndikonte drejtpërdrejt në frekuencën dhe kapacitetin e shërbimit të transportit publik" thuhet në letër.
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Ndotje e rëndë nga fabrika e tullave në Maminas, banorët denoncojnë situatën absurde

Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt në Kurbin, arrestohen 3 persona, një në kërkim

Kearny Italia do të përgatisë strategjinë e Bankës së Zhvillimit

Vrau me armë zjarri shokun e fëmijërisë, Gjykata e Korçës cakton "arrest me burg" për Kristjan Sterjon

Dokumenti/ U shemb një muaj pas ndërtimit, shqiptarët paguajnë sërish! 930 mijë euro për Unazën e Burrelit

Tërmeti 7.4 ballë në Kolumbi/ MEPJ: Nuk ka shqiptarë të vdekur apo të plagosur

Situata nga zjarret/ 9 vatra aktive në të gjithë vendin, betejë nga ajri e toka në Gurë-Lurë, Dajt e Krujë

Vrau me kallashnikov shokun e fëmijërisë/ Mbërrin në Gjykatën e Korçës nën masa të rrepta sigurie Kristian Sterjo





