Kërkohet nga Zvicra për tentativë vrasje – Gjykata e Tiranës lë në “arrest me burg” pa afat shtetasin turk Barkay Gulbas

Gjykata e kryeqytetit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për shtetasin Barkay Gulbas, i cili kërkohet nga autoritetet zvicerane për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”.
Më herët, ndaj të kërkuarit ishte caktuar masa provizore e sigurisë “arrest me burg” me afat 40-ditor. Mirëpo, mbasi Zvicra shprehu zyrtarisht vullnetin për ekstradimin dhe dorëzimin e tij, organi i akuzës kërkoi ndryshimin e kësaj mase.
Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës që masa nga arrest me afat të kthehej në “arrest me burg” pa afat, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtari i gatshëm. Me këtë vendim, shtetasi turk do të qëndrojë në qeli deri në përmbylljen e procedurave ligjore për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Morën 1.5 mln lekë florinj”/ Grabitja e argjendarisë në Paskuqan: Autorët shmangën rrugët kryesore, dyshohet se e vëzhguan dyqanin si kl...

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, autorët vodhën bizhuteri me vlerë 1.5 milionë lekë

Grabitje në Lezhë, dy persona sulmojnë taksistin dhe i marrin lekët

Ndahet nga jeta Besnik Çota, legjenda e KF Sopotit

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, në pranga 3 persona

VIDEO/ Momenti kur zbret në Rinas Sokol Hoxha, i akuzuar për tre vrasje

48% e shqiptarëve fajësojnë ndërtimin e dobët dhe korrupsionin për problemet me rrugët

Aksident në aksin Fier-Lushnjë – ‘Audi’ del nga rruga dhe përfundon në nënkalim, plagoset drejtuesi





