Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese
AKTUALITET

Kërkoi leje të linte qelinë për të shkuar në varrimin e së ëmës, kush është Ardian Çapja dhe si i shpëtoi atentatit me snajper 6 vite më parë

P
Piranjat 9 August 2026, 17:45 · 2 min lexim
Kërkoi leje të linte qelinë për të shkuar në

I dënuar me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja ka kërkuar leje për të dalë nga burgu dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij. Emri i tij është i njohur për autoritetet shqiptare, ndërsa një prej atentateve më të bujshme ndaj tij ndodhi në vitin 2020, kur u qëllua me snajper pranë banesës së tij në Elbasan.

Atentati ndodhi në mëngjesin e 8 qershorit, teksa Çapja ndodhej në banesën e tij. Ai u qëllua me një plumb në shpatull nga një distancë e largët. Sipas burimeve të kohës, sulmi ishte kryer me snajper.

Plumbi e plagosi rëndë Çapjan dhe i kaloi pranë zemrës. Pas atentatit, ai u transportua fillimisht në spitalin e Elbasanit dhe më pas u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku iu nënshtrua një operacioni.

Pas disa orësh ndërhyrjeje, Çapja doli jashtë rrezikut për jetën. Sipas të dhënave të bëra publike në atë kohë, atentatori e kishte mbajtur Çapjan nën vëzhgim dhe kishte zgjedhur një pozicion të përshtatshëm për të qëlluar.

Burimet e kohës dyshonin se snajperisti dhe persona të tjerë të përfshirë në atentat ishin pozicionuar në një servis pranë banesës së Çapjas. Distanca në vijë ajrore mendohej të ishte rreth 150 metra.

Pas të shtënave, autorët u larguan nga zona, ndërsa policia nisi menjëherë hetimet për identifikimin e tyre dhe zbardhjen e motivit të atentatit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.