Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, ish-zv.ministrit Rrjepaj i refuzohet kërkesa

P
Piranjat 1 April 2026, 14:44 · 1 min lexim
Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë,

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, për shfuqizimin e masës së arrestit në burg.

Vendimi u dha më 31 mars, duke lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj tij.

Rrjepaj, ashtu si ish-ministri Ilir Beqaj, i ishte drejtuar Kushtetueses për të kundërshtuar masën e arrestit, por kërkesa e tij nuk u pranua.

Ai është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me gjashtë vite burg për dosjen e sterilizimit, dënim që në aplikim të gjykimit nga GJKKO u ul në katër vite burgim.

Në total, tetë të akuzuarit nga SPAK për aferën e sterilizimit janë dënuar me 28 vite burgim, ndërkohë që Ilir Beqaj po gjykohet veçmas.

Klodian Rrjepaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik në lidhje me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Hetimet e SPAK zbuluan se kontrata e koncesionit kishte sjellë kosto të fryra dhe dëm ekonomik për buxhetin e shtetit, duke favorizuar subjektet private të përfshira në këtë proces.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.