FOTO-LAJM/ “27 korrik”, vizatohet data e protestës së nesërme në bulevard. Piktura epike, mesazh për...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
CNN, përmes rubrikës analitike ‘Fareed’s Global Briefing’, i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen prej rreth...
Një zjarr shpërtheu pasditen e së dielës, 26 korrik në një zonë me bimësi të ulët në jug të Pylaia...
Përfundimi i Kupës së Botës shënoi edhe fundin e karrierës ndërkombëtare për disa nga emrat më të njohu...

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Enno Bozdo ka shprehur shqetësimin e bizneseve për presion të organeve tatimore ndaj tyre, për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të cilat janë shuar nga paqja fiskale.
Sipas Enno Bozdos, ligji i shuarjes së detyrimeve ka krijuar shumë probleme në ndërveprimin e bizneseve me organet tatimore.
Ministria e financave nuk ka nxjerrë aktet nënligjore duke krijuar një situatë absurde dhe të rrezikshme.
Fjala e plotë:
Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, gjatë javëve të fundit kam marrë dhjetëra ankesa dhe shqetësime të drejtpërdrejta nga biznese në të gjithë vendin, të cilat vijojnë të përballen me kërkesa për shlyerjen e detyrimeve të vjetra tatimore, pavarësisht faktit se këto detyrime janë shprehimisht të falura apo të shuara me ligj. Është e pabesueshme, por mbi të gjitha e papranueshme, që më shumë se katër muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 84/2025 “Për marrëveshjen e paqes fiskale” dhe ligjit nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore”, këto ligje të miratuara nga Kuvendi vazhdojnë të mos gjejnë zbatim real në praktikë. Veçanërisht për këtë ligjin e fundit, situata është shqetësuese sepse janë krijuar shumë probleme në ndërveprimin e bizneseve me organet fiskale!
Shkaku është i qartë dhe nuk mund të fshihet më pas justifikimeve teknike: Ministria e Financave nuk ka përmbushur detyrimin e saj ligjor për të nxjerrë aktet nënligjore të domosdoshme për zbatimin e këtij ligji. Ky mosveprim i qëllimshëm ose i papërgjegjshëm ka krijuar një situatë absurde dhe të rrezikshme, ku ligji ekziston vetëm në letër, ndërsa administrata tatimore vazhdon të veprojë sikur ai të mos ishte miratuar kurrë.
Mungesa e akteve nënligjore nuk është thjesht një vonesë burokratike. Ajo ka hapur rrugën për abuzivitet dhe presion nga ana e strukturave tatimore ndaj bizneseve, duke u dhënë atyre hapësirë për trajtime arbitrare, për interpretime selektive dhe për ushtrim presioni financiar mbi sipërmarrjen. Në vend që ky kuadër ligjor të sillte qetësi juridike dhe mbyllje përfundimtare të kapitullit të borxheve të vjetra, ai ka prodhuar më shumë pasiguri, më shumë frikë dhe një përkeqësim të mëtejshëm të klimës së biznesit.
Duhet theksuar me forcë se këto ligje u miratuan ashtu sic edhe vetë qeveria i kërkonte, pa asnjë ndryshim, edhe pas kërkesave të përsëritura të deputetëve të opozitës për më shumë transparencë, qartësi dhe garanci ligjore.
Gjatë procesit parlamentar, deputetët e Partisë Demokratike propozuan amendime konkrete për të përcaktuar mekanizma kontrolli dhe transparencë mbi subjektet përfituese. Të gjitha këto amendime u hodhën poshtë nga mazhoranca, ndërkohë që asnjëherë nuk u ofrua transparencë e plotë për mënyrën se si do të zbatoheshin ligjet dhe se kush do të përfitonte realisht prej tyre.
Sot, pas katër muajsh moszbatim, pasojat janë të qarta: administrata vepron pa rregulla të qarta, bizneset ndëshkohen dhe vullneti i Parlamentit shpërfillet. Ky është një rast tipik dhe skandaloz ku administrata është bërë më e fortë se Kuvendi, ku një ministri, përmes mosveprimit, ka arritur të bllokojë zbatimin e ligjeve të votuara nga pushteti ligjvënës. Ky precedent përbën një skandal institucional dhe kushtetues, sepse cenon drejtpërdrejt parimin e ndarjes së pushteteve dhe minon autoritetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Ligji nuk është dhe nuk mund të jetë opsional. Aktet nënligjore nuk krijojnë të drejtën, por vetëm rregullojnë mënyrën e ushtrimit të saj. Mosnxjerrja e tyre nuk e pezullon ligjin, por ekspozon administratën ndaj përgjegjësisë së drejtpërdrejtë për dëmet që po u shkakton bizneseve dhe ekonomisë.
Në këto kushte, kërkoj publikisht nxjerrjen e menjëhershme të të gjitha akteve nënligjore për zbatimin e këtij kuadri ligjor, ndalimin e çdo veprimi tatimor për detyrime të falura me ligj, transparencë të plotë mbi zbatimin dhe subjektet përfituese, si dhe përgjegjësi politike dhe administrative për këtë sabotim të hapur të ligjit.
Në të njëjtën kohë i bej thirrje biznesit të refuzojë cdo kërkesë abuzive të administratës tatimore, që në kundërshtim me ligjin, kërkon atë që ligji ia ndalon!
Biznesi nuk mund dhe nuk duhet të mbahet peng i arrogancës dhe mosveprimit institucional. Kur ligji miratohet nga Kuvendi dhe nuk zbatohet nga qeveria, problemi nuk është teknik – është politik.
Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në qytetin e Lushnjes, ku janë vjedhur eshtrat e një personi...
Prokuroria e Fierit ka kërkuar konfiskimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme një personi me inicialet A.H, të dënu...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës Administrative për ...
Fermerët e zonës së Maliqit, sidomos në Pirg dhe Zvirinë, po kalojnë një periudhë të vështirë për ...
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i ka hapur rrugë një vale të re kullash, me përqendrim në Tiranë, por jo vet&e...
Irfan Azizi, i njohur me nofkën “Fania”, po përdor frikën për jetën si argument për të bllokuar ekstradimin e tij...
Dy video që kanë bërë xhiron në rrjetet sociale kanë nxitur shqetësim në kryeqytet, pasi në to shfaqen dy gra me sh...
Azilkërkuesit shqiptarë po paguajnë policë të korruptuar që të shkruajnë vërtetime në favor të aplik...
Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës, 21 Pri...
Shishtaveci, një nga perlat turistike të veriut të vendit, po përballet sot me një realitet krejt ndryshe. Në vend të peizaz...