Ikën Sokol Sadushi/ Kush do të jetë kreu i ri i Gjykatës së Lartë?
Gjykata e Lartë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të zëvendësojë Sokol Sadushin ...
Gjykata e Lartë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të zëvendësojë Sokol Sadushin ...
Markos Rodrigez Pantoha, i njohur si “fëmija-ujk i Sierra Morenës”, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeç...
Në 7 qershor të vitit të 2024, Gjykata e Arbitrazhit e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë përmbylli me vendim të...
Një moment qetësie dhe heroizmi shmangu një tragjedi të mundshme në një autostradë në Suedi, kur dy pasagjerë t&eum...
Disa ndryshime nga më të ndryshmet, duke nisur nga ato sociale tek ato infrastrukturore, i detyrojnë shqiptarët në zona të ndryshm...
Një vatër zjarri ka përfshirë rreth një hektar sipërfaqe në fshatin Derstil, në Qendrën Administrative Gjinar, n&...
Sokrat Lipan alias Sokrat Vata dhe 10 persona të tjerë të përfshirë në hetimin për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel ...
Hapet rruga gjyqësore për operatorët e naftës që kanë paditur shtetin për mënyrën e përcaktimit të &cce...
Sezoni turistik i këtij viti, është njollosur nga disa ngjarje të rënda, që kanë pasur për protagonistë edhe staf...
Roberto Galanti, së bashku me mikun e tij Gian Pietro Tonti, u hodh menjëherë në ujë për t’i shpëtuar. “A...

Hapet rruga gjyqësore për operatorët e naftës që kanë paditur shtetin për mënyrën e përcaktimit të çmimeve nga Bordi i Transparencës. Burime nga tregu i hidrokarbureve konfirmuan për Monitor se më 19 shtator, në Gjykatën Administrative pritet të zhvillohet seanca e parë për shqyrtimin e padisë së një prej kompanive.
Nga Gjykata Administrative shqyrtimi i padive do të bëhet veçmas për secilin operator, pasi edhe paditë janë depozituar individualisht pranë gjykatës. Paditë janë depozituar pranë Gjykatës Administrative në mesin e muajit korrik. Në total janë 8 operatorë të importit dhe tregtimit të karburanteve që kërkojnë rreth 11,8 mln euro dëmshpërblim për humbjet që pretendojnë se u janë shkaktuar nga llogaritja e çmimeve nën kosto nga Bordi i Transparencës.
Në muajin maj rreth 2 muaj pas riaktivizimit të Bordit të Transparencës, që vijoi të rillogarisë çmimet e karburanteve me të njëjtën formulë të përdorur në vitin 2022 në krizën e luftës në Ukrainë, importuesit paralajmëruan qeverinë se do ta hedhin në gjyq dhe do të kërkojnë dëmshpërblim për llogaritjen nën kosto të çmimit të naftës.
Sipas tyre, qeveria vijoi të përdorë të njëjtën metodologji të gabuar, duke përllogaritur bëhet në bazë të çmimit FOB (Free on Board), që nuk merr në konsideratë transportin dhe sigurimin, dhe jo të çmimit CIF, që përfshin transport e sigurim dhe që e rrisin edhe me 45-50 dollarë për ton çmimin e blerjes (që nga viti 2024, kompanitë e tregtimit ndërkombëtar nuk operojnë më mbi bazën e kontratave FOB, por mbi bazën e kontratave CIF).
Ndërsa çmimi i vendosur nga Bordi bazohej në treguesin FOB, doganat kanë llogaritur TVSH-në mbi treguesin CIF. Por kjo diferencë krijon humbje te operatorët me 4.7 lekë për litër. Ndërsa në tregun e pakicës në vend çmimet e naftës vijojnë të shtrenjtohen për shkak të përshkallëzimeve të luftës në Lindjen e Mesme dhe bllokimit të ngushticës së Hormuzit ku kalon rreth 1/5 e prodhimit botëror të naftës.
Kjo ka sjellë rritje të ndjeshme të çmimit të naftës Platts me të cilën llogaritet çmimi i naftës për zhdoganim në tregun vendas. Nga 1300 USD/ton që ishte 6 ditë më parë, çmimi arriti në 1,450 USD për ton. Luhatja e çmimit në bursat e huaja solli shtrenjtim të çmimit të naftës dhe benzinës, ku të dyja u tregtuan me çmime mbi 200 lekë për litër.
Importuesit vendas parashikuan se nëse përshkallëzimet e luftës do të vijojnë çmimet e naftës me shumicë do të vijojnë të rriten. Në këtë situatë sipas tyre e vetmja masa që do të përmbante çmimet është ulja e taksave për naftën nga qeveria shqiptare./Monitor
Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten ende larg shfrytëzimit të plotë të paketës financiare prej 6 miliardë eurosh të B...
Ngjarja e para disa ditëve e ndodhur në qytetin e Durrësit, kur i paraburgosuri Altin Ndoci u arratis nga spitali rajonal i atij qyteti, kur is...
Gjatë ditës së sotme (21 gusht) moti do të vijojë të jetë në të njëjtat kushte atmosferike si ditët q&e...
Një rast dhune është regjistruar në orët e parë të mëngjesit të sotëm në klubin e njohur "Ara Club" n&eum...
Vatra të shumta zjarri janë aktivizuar pothuajse në të njëjtën kohë në kodrat e fshatit Dukat të Vlorës, duke ...
Një nga pjesëmarrësit në protestë iu drejtua turmës me një fjalim motivues, duke theksuar se bashkimi i qytetarëve ka si...
Një individ që deri dje drejtonte kompaninë që kishte fituar koncesionin e sterilizimit në shëndetësi, e cila prodhoi nj...
Është kryer në Tiranë autopsia e trupit të Sara Brugnatellit, 26-vjeçares italiane e cila humbi jetën në një aksi...
Një incident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e '21 Dhjetorit' në Tiranë, ku një person ka goditur me grushte...
Një banor i fshatit "Shelegar" në Sarandë ka denoncuar për Piranjat news shqetësimin për një problem të rëndë...