Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
AKTUALITET

KESH rrit importet në verë, blerjet në ankande arrijnë 62 milionë euro

P
Piranjat 3 September 2026, 07:12 · 2 min lexim
KESH rrit importet në verë, blerjet në ankande arrijnë 62

Vera e këtij viti, aspak e favorshme në aspektin hidrik, duket se ka nxitur sërish importet e energjisë, në kushtet kur prodhimi nga hidrocentralet ka qenë më i kontrolluar, teksa konsumi ka shënuar rritje.

Vetë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka shpenzuar të paktën 62 milionë euro në importe gjatë procedurave të fundit të blerjes së energjisë, që kryesisht lidhen me periudhën e verës. Sasia e energjisë së blerë arrin në rreth 469,950 MWh.

Pjesa më e madhe e importeve lidhet me kontraktimin e energjisë për periudhën 1 korrik-30 shtator, kur KESH siguroi 331,200 MWh me një çmim mesatar të ponderuar prej 125.47 euro/MWh. Vlera e kësaj blerjeje rezulton rreth 41.56 milionë euro.

Kësaj sasie i shtohen edhe dy procedurat më të fundit të blerjes gjatë gushtit, përmes të cilave KESH kontraktoi në total 109,950 MWh, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 16.23 milionë eurosh.

Për periudhën 22-30 gusht, kompania bleu 25,605 MWh në dy lote. Njëri prej tyre ishte 10,800 MWh me çmim të ponderuar 139.13 euro/MWh, ndërsa tjetri 14,805 MWh me çmim të ponderuar 126.62 euro/MWh.

Procedura për 31 gusht-30 shtator ishte më e madhe, me 84,345 MWh të kontraktuara në katër lote. Çmimet mesatare të ponderuara varionin nga 118.69 euro/MWh deri në 169.21 euro/MWh.

Rritja e importeve gjatë verës vjen pas një fillimviti kur KESH ishte kryesisht në pozicionin e shitësit, i mbështetur nga prodhimi i lartë hidroenergjetik. Në periudhën janar-prill, kompania shiti 456,945 MWh energji dhe arkëtoi 33.15 milionë euro me TVSH, me një çmim mesatar shitjeje prej 60.51 euro/MWh.

Shkurti shënoi volumin më të lartë të shitjeve, me 223,894 MWh dhe 13.52 milionë euro të ardhura me TVSH. Në janar, të ardhurat nga shitja e energjisë arritën në 12.16 milionë euro, ndërsa marsi dhe prilli sollën rreth 3.7 milionë euro secili.

Në të njëjtën periudhë, importet ishin të kufizuara. KESH bleu në janar 28,800 MWh, me një kosto prej 4.22 milionë eurosh me TVSH, ndërsa në shkurt, mars dhe prill nuk rezultuan blerje të përfunduara për shërbimin publik./ Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.