AKTUALITET

Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e zv.kryeministres! DW: Deputetë morën dokumentacionin me mijëra faqe prova!

Piranjat Përditësimi i fundit 20 December 2025, 10:18

Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e zv.kryeministres! DW:

Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë nuk arriti të merrte vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për t’i hequr imunitetin zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë nuk arriti të merrte vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Mbledhja u mbyll pa konsensus, ndërsa mazhoranca kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me provat e reja të paraqitura nga Prokuroria.

Në të njëjtën kohë kur drejtuesi i SPAK-ut, Klodian Braho, së bashku me dy prokurorët e çështjes, ndodheshin në Kryesinë e Kuvendit për të paraqitur kërkesën për autorizimin e masës së arrestit, zv.kryeministrja Belinda Balluku merrte pjesë në mbledhjen e qeverisë.

Takimi i Këshillit të Mandateve u zhvillua me dyer të mbyllura, me argumentin se materialet e hetimit përbëjnë sekret hetimor. Dhjetë deputetët anëtarë të Këshillit kanë marrë në dorëzim dokumentacionin e SPAK-ut, që përfshin me mijëra faqe prova, që sipas Prokurorisë duhet të shqyrtohen vetëm nga anëtarët e këtij organi, pa praninë e deputetëve të tjerë apo të medias.

Përplasje politike për afatin

Debatet në Këshillin e Mandateve u përqendruan kryesisht te koha e nevojshme për shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut. Mazhoranca socialiste thotë se rregullorja i jep Kuvendit deri në dy javë për këtë procedurë, kohë që sipas saj përfshin edhe pushimet parlamentare, duke e shtyrë vendimmarrjen për në janar.

Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi për mediat se opozita do të kërkojë thirrjen e një mbledhjeje të re në fillim të javës së ardhshme, duke e cilësuar çështjen si urgjente.

“SPAK tha se tri ditë janë të mjaftueshme, maksimumi pesë ditë. Pesë anëtarët e opozitës në këshill do ta thërrasin mbledhjen të hënën, maksimumi të martën. Ndërsa PS kërkon që mbledhja të zhvillohet më 20 janar” – tha Bardhi. Sipas tij, zvarritja e procesit po e kthen Kuvendin në pengesë për drejtësinë dhe i jep zëvendëskryeministres kohë për të ndikuar mbi provat e hetimit.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku, është nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike” e depozituar më 31 tetor 2025. Në kuadër të hetimit SPAK-u vendosi masën e pezullimit të saj nga funksionet zyrtare, si edhe ndalimin e largimit jashtë vendit, masa që u rrëzuan më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Balluku i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe politike, dhe ka deklaruar se do të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e plotë të çështjes./DW

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 20 December08:49

Librat që lexuam këtë vit

Një ditë tjetër, libri autobiografik i gazetares Mira Kazhani dhe libri polemizues Jam mysliman nga Ben Blushi ishin dy librat absolutisht m&eu...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?