Kështjella, apartamente e llogari bankare/ Zbulohet pasuria marramendëse e Ermal Beqirit në Francë
Biznesmeni Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim për abuzimet me tenderat miliona euro të AKSHI-t kishte blerë pasuri marramendëse jo...
Biznesmeni Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim për abuzimet me tenderat miliona euro të AKSHI-t kishte blerë pasuri marramendëse jo...
Kryeministri Edi Rama promovoi dje me bujë të madhe 40 makinat e para ushtarake, sipas tij të prodhuara në Shqipëri, nga partneriteti...
Një vatër zjarri ka rënë mesditën e sotme në Drenovë të Mallakastrës. Flakët janë përhapur me shp...
Pozitat e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duket se janë lëkundur pas polemikave të fundit që kanë përfshirë q...
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të dhjetë organizatave më të rëndësishme evropian...
Një vatër zjarri me rrezikshmëri të lartë është regjistruar në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, k...
Një zjarr i madh ka rënë pak minuta më parë në Lagjen e Spitalit, në Lezhë. Flakët nisën fillimisht në ...
Disa herë gjatë kësaj vere në Angli temperaturat kanë shkuar mbi 35 gradë, dhe imagjinoni për një moment vapën dh...
Mirlind Daku ka vijuar me ritmin e lartë të golave në kampionatin rus, duke gjetur rrjetën edhe në javën e dytë të sez...
Pushimet e gjashtë 20-vjeçarëve nga Venosa e Italisë (Potenza) në Shqipëri u shndërruan në një makth dhe zgjat&eu...
Biznesmeni Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim për abuzimet me tenderat miliona euro të AKSHI-t kishte blerë pasuri marramendëse jo vetëm në Shqipëri. SPAK zbulon sot se biznesmeni kishte blerë një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro dhe kishte një llogari bankare me vlerë totale prej 2 milionë eurosh.
"Hetimet fillestare sugjeronin se E.B. ndodhej në Francë, gjë që përputhej me informacionin e dhënë nga Prokurorët e Posaçëm të SPAK-ut. Hetimet e mëtejshme nga autoritetet franceze e konfirmuan këtë informacion dhe identifikuan disa asete me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankar me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente , u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj" thuhet në njoftimin e SPAK.
Prokuroria e Posaçme sqaron se më 24 dhjetor 2025 i ishte kërkuar Interpol Tirana, shpallja në kërkim ndërkombëtar e tij dhe bashkëpunëtorit të tjerë dhe se shpallja në kërkim ndërkombëtar është pasqyruar edhe në database të Interpol Tirana me “njoftim të kuq” (red notice).
SPAK informon prej 19 qershorit 2026 kishte kontaktuar Shërbimin e Sigurisë së Brendshme (SSI) në Tiranë për të kërkuar mbështetjen e autoriteteve franceze në gjetjen e shtetasit E. B, në kushtet kur nga informacioni i disponuar dyshohej se ky shtetas ndodhej në territorin e Republikës Franceze.
Ndërsa më 24 korrik u arrestua pasi hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly-t (Seine-Maritime) dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it (Somme). Gjykata franceze urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të tij, për qëllim ekstradimi drejt Republikës së Shqipërisë. Hetimet gjyqësore po kryhen tani nga njësi të specializuara të Drejtorisë Kombëtare të Policisë Gjyqësore, në bashkëpunim me SPAK-un.
Hetimet financiare po zhvillohen paralelisht për të mundësuar sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale të identifikuara në territorin francez, në kuadër të mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar gjyqësor.
Me kërkesë te Prokurorisë së Posaçme autoritetet franceze kane kryer kontrollin personal si edhe të disa ambienteve në pronësi të shtetasit E.B., ku janë sekuestruar sende qe vlerësohen me interes për procedimin penal.
Nga ana e Prokurorisë së Posaçme i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, për ti përcjellë autoriteteve kompetente të Republikës së Francës, kërkesa për ekstradimin nga Republika e Francës në Republikën e Shqipërisë së shtetasit E.B.
Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime për llogari të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, për llogari të të cilit, më datë 05.12.2025, ka regjistruar edhe emrin e shtetasit E.B, si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, për kryerjen e veprave penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë i K. Penal.
Ndaj personave nën hetim dhe konkretisht shtetasve E.A dhe E.B. me vendimin nr. 125 datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme te Shkalles se Pare Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale. Vendimi i gjykatës është dërguar menjëherë për tu ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit me shkresën nr. 43104 prot, dt.17.12.2025.
Me shkresën nr. 43981 prot, datë 24.12.2025, nga ana e Prokurorisë së Posaçme, i është kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Zyrës Qendrore Kombëtare, Interpol Tirana, shpallja në kërkim ndërkombëtar të këtyre shtetasve ndaj të cilëve ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Shpallja në kërkim ndërkombëtar është pasqyruar edhe në database të Interpol Tirana me “njoftim të kuq” (red notice).
Më datë 19 qershor 2026, Prokurorët e Posaçëm të SPAK, kontaktuan Shërbimin e Sigurisë së Brendshme (SSI) në Tiranë për të kërkuar mbështetjen e autoriteteve franceze në gjetjen e shtetasit E. B, në kushtet kur nga informacioni i disponuar dyshohej se ky shtetas ndodhej në territorin e Republikës Franceze.
Në momentin e kësaj kërkese, shtetasi E.B ishte subjekt i një “Njoftimi të Kuq” (Red Notice) të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të autoriteteve gjyqësore shqiptare për qëllime arrestimi dhe ekstradimi. Pas marrjes së kësaj kërkese, SSI kontaktoi menjëherë Drejtorinë Kombëtare të Policisë Gjyqësore (DNPJ) Franceze, duke mundësuar fillimin e menjëhershëm të hetimeve në territorin francez. Po atë ditë, u vendos një bashkëpunim i ngushtë me Zyrën Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO).
Hetimet fillestare sugjeronin se E.B. ndodhej në Francë, gjë që përputhej me informacionin e dhënë nga Prokurorët e Posaçëm të SPAK-ut. Hetimet e mëtejshme nga autoritetet franceze e konfirmuan këtë informacion dhe identifikuan disa asete me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankar me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente , u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj,
Për këto asete si dhe për të tjera të cilat do të rezultojnë nga hetimet e mëtejshme, i është dërguar kërkesë për ndihmë juridike autoriteteve gjyqësore franceze me qëllim sekuestrimin e tyre.
Këto hetime, të kryera nga Brigada Kombëtare e Kërkimit të Personave në Kërkim (BNRF), çuan gjithashtu në zbulimin e automjeteve që mund të ishin përdorur nga personi në kërkim dhe lejuan që operacionet në terren të përqendroheshin më saktësisht në atë zonë gjeografike.
Njëkohësisht, u angazhua Zyra Qendrore për Luftën kundër Krimit të Rëndë Financiar (OCRGDF) për të kryer hetime financiare lidhur me asetet kriminale të identifikuara në Francë dhe për të përgatitur — në koordinim me autoritetet gjyqësore franceze dhe shqiptare masa sekuestrimi që do të zbatoheshin në kuadër të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar.
Që nga data 19 qershor 2026, shkëmbimet operacionale midis Shërbimit të Sigurisë së Brendshme (SSI), magjistratit ndërlidhës dhe shërbimeve të policisë gjyqësore kanë qenë të vazhdueshme. Ky koordinim i përditshëm ka mundësuar shkëmbimin e shpejtë të informacionit dhe përshtatjen e vazhdueshme të hetimeve.
Më datë 24 korrik 2026, shtetasi E.B u arrestua nga autoritetet ligjzbatuese franceze pasi hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly-t (Seine-Maritime) dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it (Somme). Gjykata franceze urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të tij, për qëllim ekstradimi drejt Republikës së Shqipërisë. Hetimet gjyqësore po kryhen tani nga njësi të specializuara të Drejtorisë Kombëtare të Policisë Gjyqësore, në bashkëpunim me SPAK-un.
Hetimet financiare po zhvillohen paralelisht për të mundësuar sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale të identifikuara në territorin francez, në kuadër të mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar gjyqësor.
Me kërkesë te Prokurorisë së Posaçme autoritetet franceze kane kryer kontrollin personal si edhe të disa ambienteve në pronësi të shtetasit E.B., ku janë sekuestruar sende qe vlerësohen me interes për procedimin penal.
Nga ana e Prokurorisë së Posaçme i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, për ti përcjellë autoriteteve kompetente të Republikës së Francës, kërkesa për ekstradimin nga Republika e Francës në Republikën e Shqipërisë së shtetasit E.B.
Prokuroria e Posaçme gjen rastin të falënderojë për bashkëpunimin; Policinë e Shtetit, ZQK Interpol Tirana, Shërbimin e Sigurisë së Brendshme (SSI) në Ambasadën Franceze në Tiranë, Drejtorinë Kombëtare të Policisë Gjyqësore (DNPJ) Franceze, Zyrën Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO) në Francë, Brigadën Kombëtare të Kërkimit të Personave në Kërkim (BNRF) Francë si dhe Magjistratin ndërlidhës të Republikës së Francës, i cili siguroi komunikimin e rrjedhshëm midis autoriteteve gjyqësore franceze dhe shqiptare dhe kontribuoi në ndjekjen e vazhdueshme të procedurave.
Kryeministri Edi Rama promovoi dje me bujë të madhe 40 makinat e para ushtarake, sipas tij të prodhuara në Shqipëri, nga partneriteti...
Rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyr...
Një vatër zjarri ka rënë mesditën e sotme në Drenovë të Mallakastrës. Flakët janë përhapur me shp...
Një vatër zjarri me rrezikshmëri të lartë është regjistruar në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, k...
Një zjarr i madh ka rënë pak minuta më parë në Lagjen e Spitalit, në Lezhë. Flakët nisën fillimisht në ...
Pasi u arrestua në pikën e pagesës në veri të Tuluzës në Francë me 158 kg kanabis, shqiptari Leonardo tha se po transpor...
Pushimet e gjashtë 20-vjeçarëve nga Venosa e Italisë (Potenza) në Shqipëri u shndërruan në një makth dhe zgjat&eu...
Fluksi i lartë i lëvizjeve gjatë sezonit veror ka shkaktuar radhë kilometrike në pikën kufitare të Morinës, ku qindra ...
Një vatër zjarri është regjistruar në lagjen “Skënderbej”, ku flakët përfshinë një sipërfaq...
Belshi i bashkohet valës së protestave kundër Reformës Territoriale. Dhjetëra qytetarë kanë dalë sot në rrug&eum...