Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

"Kinematografinë, e bëre pronë të familjes", plas keq mes artistëve, Ilir Butka nuk kursen regjisorin Mevlan Shanaj: Ke marrë lekët dhe akoma s'ke dorëzuar filmin

P
Piranjat21 September 2026, 16:26 · 4 min lexim
"Kinematografinë, e bëre pronë të familjes", plas

Regjisori Ilir Butka ka bërë një reagim të fortë në llogarinë e tij, për aktorin dhe regjisorin e shquar Mevlan Shanaj, si një kundërpërgjigje e deklaratave të këtij të fundit, gjatë dhe pas Festivalit Kombëtar të Filmit.

Shanaj shprehej në deklarata dhe komente të ndryshme se "filmi shqiptar ka rënë në duart e matrapazëve", ndërsa Ilir Butka e konsideron retorikën e tij "të pakontrolluar, harbute dhe teatrale".

"Në këtë udhëtim transformues që solli Festivali, përplasja me rezistencën e status quo-së ishte e pashmangshme. Acarimi i shfaqur së fundmi përmes retorikës së pakontrolluar, teatrale dhe harbute nuk është gjë tjetër veçse simptoma e qartë e panikut që sjell humbja e kontrollit mbi atë që ata e konsiderojnë pronën e tyre: kinematografinë shqiptare", shkruan regjisori Butka.

Pavarësisht se nuk e përmend me emër Mevlan Shanaj, ai thotë se ai ka qenë "më i zëshmi" ditët e fundit dhe e akuzon se e ka shndërruar kinematografinë shqiptare në pronë të familjes së tij.

"Për dekada me radhë, ky sektor u trajtua nga një grupim i ngushtë si pronë private e familjare, e ndarë mes dy apo tri familjeve që garantonin akses të përhershëm në fondet publike sa herë që konkurronin. Në atë realitet të vjetër, përgjegjësia për mungesën e cilësisë ishte zero, ndërsa të njëjtët emra merrnin rolin e gjyqtarit suprem për të vendosur mbi fatin e veprave të të tjerëve, duke i vënë notën çdo iniciative e çdo kineasti jashtë rrethit të tyre të mbyllur. Asnjë entuziazëm, empati apo aq më pak dashuri për ata që duhej të kishin marrë stafetën sot, atë stafetë që nuk duan ta lëshojnë nga dora dhe që, sipas tyre, duhet ta meritojnë vetëm bijtë e tyre. Për ta nuk ekziston kinematografi shqiptare jashtë asaj që krijohet brenda familjes së tyre. Fatkeqësisht, kanë pasur për vite me radhë dhe kanë akoma në duart e tyre monopolin e shkollave të kinematografisë", shkruan Ilir Butka.

Regjisori thotë se kolegu Mevlan Shanaj ka marrë para nga buxheti i shtetit për prodhime kinematografike dhe as i ka dorëzuar projektet dhe as ka kthyer paratë. Sipas Ilir Butkës, asnjë sjellje brutale, asnjë e folur vulgare dhe asnjë shfaqje prej të hakërryeri apo viktime "nuk mund t’i shpëtojë më ata që për vite me radhë u mësuan të silleshin si të paprekshëm."

Ai thekson se reagimet e Mevlan Shanaj jo vetëm që nuk frikësojnë askënd, por thejsht konsumojnë aktin e fundit të degjenerimit të një pushteti të humbur monopolizues. Dhe sipas Butkës, edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Filmit tregoi me fakte se ku qëndron e vërteta.

"I vetmi shqetësim real i tyre në fakt është frika e llogaridhënies administrative. Qendra Kombëtare e Kinematografisë kërkon sot me të drejtë zbatimin e ligjit: ose dorëzimin e veprave filmike të realizuara, ose kthimin e parave të marra nga buxheti i shtetit. Kjo i ka tërbuar fare.

Më aktivi ndër ta, shpif e gënjen prej kohësh me papërgjegjshmërinë e një të fandaksuri për gjëra që as nuk i di e as nuk i kupton. Përgjatë viteve, ky individ ka dëshmuar një qasje shumë personale për dimensionin kohë, ku produksione të financuara nga paratë publike zvarriten me dekada pa pyetur për asnjë afat kontraktual. Me një narrativë viktimizuese, ky personazh ankohet vazhdimisht për buxhete të pamjaftueshme, ndërkohë që ka detyrimin të paraqesë preventivët e shpenzimeve për financimet e përfituara ashtu siç janë deklaruar në projekt. Ai e kupton shumë mirë këtë që po them…", vijon ai.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.