Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

“Kinezët janë rritur me filma shqiptarë”, çudit gazetari kinez që flet shkëlqyer shqip

P
Piranjat21 July 2026, 09:34 · 1 min lexim
“Kinezët janë rritur me filma shqiptarë”,

Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” janë ende të njohura atje.

Këtë fakt interesant e ka zbuluar gazetari kinez Burim Li, i cili në një lidhje direkte për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, ka surprizuar me shqipen e tij të rrjedhshme.

I pyetur përse zgjodhi të studiojë gjuhën shqipe, Li tregoi se sugjerimi kishte ardhur pikërisht nga familja e tij, nisur nga lidhjet e hershme historike dhe kulturore mes dy vendeve.

“Në Pekin kemi dy universitete që kanë hapur degën e gjuhës shqipe. Unë u diplomova në vitin 2016. Kina dhe Shqipëria kanë miqësi shumë të afërt. Prindërit e mi më këshilluan të mësoj gjuhën shqipe. Filmat shqiptarë kanë qenë shumë të njohur në Kinë. Brezi i vjetër janë rritur me filmat shqiptar. Psh shprehje si ‘vdekje fashizmit, liri popullit’. Sespe shumë filma shqiptar mbi fashizmin janë përkthyer në gjuhën kineze. E kam vizituar dy herë Shqipërinë. Besoj se do rikthehem në Shqipëri. Kam shumë miq shqiptarë, më pëlqen shumë kultura shqiptare”, tha Li.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.