Kishte 'qejf' unazat me diamant dhe çantat luksoze/ Sanitarja grabit për dy vite familjen shqiptare në Tiranë

Një shtetase nga Filipina u kthye në makthin e një familjeje shqiptare, e cila e kishte punsuar si sanitare ne apratamentin e tyre e cila ndodhet ne kompleksin “Ambasador 3” në Tiranë.
Shtetësja e huaj e cila kishte nje vendim dëbimi nga vendi ynë kishte hyrë në Shqipëri e madje duke u punësuar pranë familjes shqiptare si sanitare.
Ajo punonte me kohë të pjesshme pasi dhe pronarët e saj nuk jetonin në Shqipëri por vinin shpesh dhe jetonin pranë Ambasador 3.
Referuar kallëzimit në banesë mungonin dy çanta Chanel që kanë vlerë rreth 12 000 euro , një çantë Hermes me vlerë 46 000 euro, çantë tjetër Hermes me vlerë 6 600 euro, një palë vathë me diamant 1 Karat, në vlerë prej rreth 10 000 Euro, unazë me diamant 3.2 Karat në vlerën prej rreth 15 000 Euro.
Po ashtu rezulton se periudha te ndryshme ne apartament ishin vjedhur vlera monetare, në shuma nga 100-500 Euro, në një vlerë totale prej rreth 20 000 Euro.
Pas këtij raportimi polcia nisi hetimet ku u zbulua se dyshimi I familjes shqiptare ishte I vertetë pasi prapa vjedhjes ishte pikërisht shtetësja e huaj nga Filipina.
Rezulton se kjo shtetase kishte nje kopje te apartamentit e ndërsa ajo futej në banesë sa herë që pronaret nuk ishin në shqipëri.
Këto vjedhje ajo I ka kryer për një periudhe 2 vjecare pasi përvec banesës ku ajo ishte e punsuar, shtetësja e huaj pastronte dhe banesat e të afermëve të familjës shqiptarë për të cilën edhe atje ka kryer vjedhje.
Policia pasi administroi kallëzimin shkoi për kontoll ne banesën e saj ku u zbuluan disa prej këtyre sendeve si të vjedhura, konkretisht një medalion "Bulgari", i vjedhur në banesën si dhe vathë "Elisabeta Franchi".
Nuk rezulton të jenë gjetur sendët e tjera të kallzuara si të vjedhura më herët.
Të dhenat e nxjerra kanë zbuluar se për nje periudhe 4 muajore shtetësja nga Filipina e akuzuar për vjedhje ka frekuentuar 171 herë një kazino e cila ndodhet të tajvani.
Para policisë ka pranuar krimin e ndërsa është shprehur se sendet e vjedhura nuk I kishte me.Aktualisht e dyshuara ndodhet në burgun e grave në Pogradec.
Lexo edhe
AKTUALITET
I vendosën 200 mijë euro gjobë nga burgu menaxherit të lokalit, goditet banda e drejtuar nga shqiptari

Shkaktoi aksidentin zinxhir dhe ishte në gjendje të dehur, arrestohet punonjësi i Bashkisë Gjirokastër

EMRI/ Aksioni ndaj call-center në Tiranë/ I dyshuar për mashtrim kompjuterik, arrestohet 28-vjeçari

Nga nafta te ushqimet dhe punësimi, sa po humbin shqiptarët nga lufta në Lindjen e Mesme

EMRI/ Plagosja me armë zjarri në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar





