Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren...
AKTUALITET

“Kjo është protesta e popullit, nuk futet në xhep”, pedagogu Lush Susaj: 7 mln shqiptarë janë protestues!

P
Piranjat12 July 2026, 20:53 · 2 min lexim
“Kjo është protesta e popullit, nuk futet në xhep”,

Pedagogu Lush Susaj ka marrë fjalën përpara protestuesve te Kryeministria, duke bërë një analizë të shifrave të rënies së numrit të nxënësve dhe studentëve në shkolla, si dhe duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe goditje të familjes shqiptare.

Ai deklaroi se qëndresa popullore nuk mund të ndalet nga manovrat e pushtetit dhe bëri thirrje për të refuzuar propagandën.

“Kjo është protesta e popullit dhe nuk futet në xhep, janë 7 milionë shqiptarë në protestë dhe që nuk e duan këtë qeveri. Puna e ndyrë që po bëjnë me intimidim dhe propagandën e fëlliqur të qeverisë më të korruptuar të Europës do marrë fund! Mos dëgjoni propagandën! Na kanë vjedhur fondet dhe jemi copë-copë me infrastrukturë edhe pse Europa ka dhënë miliarda,” u shpreh Susaj.

Më tej, pedagogu u ndal specifikisht te situata në sistemin arsimor dhe te arsyet që, sipas tij, kanë çuar në largimin masiv të të rinjve nga vendi.

“Na kanë goditur në zemër dhe palcën kurrizore, na kanë goditur në shkollat shqiptare. Sot kemi vetëm 115 mijë studentë. Ka rënë 35%. Asnjë luftë botërore nuk ia ka bërë Shqipërisë këtë batërdi! Ka rënë numri i nxënësve në shkolla, kanë rënë maturantët me 50% nga 13 vite më parë! Pse ka ndodhur kjo? Sepse kjo qeverisje e ndyrë dhe tradhtare e masakroi familjen shqiptare në prona, në të drejtat gjyqësore, në shërbim shëndetësor, në standarde mjedisore, në siguri! Më gjeni diku tjetër ku është masakruar rinia si në Shqipëri!” tha ai në fjalën e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.