“Kjo protestë ka mision shpëtimin e Shqipërisë”/ Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

TIRANË- Pedagogu Ervin Goci ka deklaruar ditën e sotme se populli shqiptar e ka kuptuar se kjo klasë politike duhet larguar nga pushteti, në mënyrë që t’i hapet rruge një horizonti të ri dhe një Shqipërie të re. Gjatë një prononcimi për mediat, Goci u shpreh se kjo protestë ka mision shpëtimin e Shqipërisë.
Më tej, ai e cilësoi koncertin e këngëtarit me famë botërore Kanye West si koncesionin e rradhës. Goci theksoi se kryeministri Rama dhe deputetët po sulmojnë çdo protestues, duke i quajtur agjentë të huaj.
Ervin Goci: Ndoshta 60-70 % e atyre njerëzve kanë halle madhore, por kur dëgjon kryeministrin apo deputetët të tallen të denigrojnë, i thonë iraniane, agjentë, kupton që këta mirë që nuk kanë ndjeshmëri, por e kanë ndarë mendjen ta sulmojnë qytetarin shqiptar. Kjo protestë ka një mision shpëtimin e Shqipërisë. Rama është një pengesë që do e kalojmë, në kuptimin literal të fjalës kjo protestë të fshijë këtë klasë politike. Koncertin e kam quajtur koncensionin e radhës.
Populli shqiptar është përballë një klike por ky popull e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet fshirë dhe t’i hapet rruge një horizonti të ri, një Shqipërie të re.
Lexo edhe
AKTUALITET
Historike/ 40 ditë protestë, mijëra qytetarët rikthehen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Veliaj kërkon të dalë nga burgu, caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e tij

Kanye West "paralizon" Tiranën! Policia publikon hartën e kufizimeve dhe oraret që do zbatohen më 11 korrik. Ja akset e bllokuara

VIDEO-skandali në Sarandë/ Drejtori i AMP Vlorë dhe zyrtarët ngacmojnë seksualisht turistet

Emri/ Plagosja në Lezhë, policia jep detajet për ngjarjen

Këmbim valutor pa licencë/ Ekzekutohen 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro

E rëndë/ Plagoset me thikë një i ri në Shëngjin

Masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës së Durrësit, prokuroria zbulon skemën e dyshuar të tjetërsimit të tokave shtetërore





