Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
AKTUALITET

“KLGJ është një grup idiotësh”, avokati i Metës: Mbyllën ish-Presidentin në bagazh

P
Piranjat15 April 2026, 22:57 · 2 min lexim
“KLGJ është një grup idiotësh”, avokati i

Avokati Kujtim Cakrani akuzoi KLGJ-në se nuk është në lartësinë që kërkon ligji dhe shtoi se nuk njeh “as Kushtetutë dhe as Konventë Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

“Ne kemi modelin italian. Dëshmitë në gjyq të politikanëve kanë qenë të xhiruara me kamera. Edhe zoti Meta i do me kamera seancat. KLGJ-ja jonë, po të ishte në lartësinë që e kërkon ligji, nuk i mbante të mbyllur te kafazi i qelqtë. KLGJ-ja jonë është një grup idiotësh, që nuk njohin as Kushtetutë dhe as Konventë Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Nëse është dikush që shkel ligjin në këtë republikë, është KLGJ-ja.

Më thoni një rast në Europë që mbyllet Presidenti në bagazh, që mbyllet në dhomë e xhamit. As në rajon nuk gjen një rast të tillë. Vetëm KLGJ-ja jonë, me ligjin e saj të shëmtuar dhe të poshtër, se është ligj bolshevik. KLGJ-ja ka një qasje bolshevike ndaj personave të cilët hetohen e gjykohen.

“Jemi vend në Evropë që pretendojmë të hyjmë në BE dhe Konventa Evropiane e ka të ndaluar ta mbash në kafazin e qelqtë. Si mund të mbyllësh kreun e Bashkisë, Presidentin në kafaz? Fajin e ka KLGJ-ja. Unë kam bërë kërkesë dhe kreu i gjykatës nuk më ka kthyer përgjigje. Edhe KLGJ-ja s’më ka kthyer përgjigje.

E dini pse?

Sepse është shkelje e Kushtetutës të mbash tjetrin të mbyllur në kafaz dhe ta gjykosh. Është diskriminim dhe poshtërim”, shtoi Cakrani.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.