“Humbi të atin dhe dajën në luftë”/ Rrëfimi i gazetares së Piranjave prek personazhet e njohur, reagime të shumta në rrjet
Monologu i gazetares së Piranjave Edona Gashi, bijës së dëshmorit të UÇK-së, ka ngjallur reagime të shumta në r...
Monologu i gazetares së Piranjave Edona Gashi, bijës së dëshmorit të UÇK-së, ka ngjallur reagime të shumta në r...
Pas 12 vitesh, Jose Mourinho dhe Diego Simeone do të përballen sërish në pankina, duke rikthyer një rivalitet që nisi në de...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikim në rrjetin social këtë të shtunë me qytetarë, k...
Duke komentuar largimin e Ministrit të Brendëshm, kreu i opozitës tha se ministri i ri, “Demo është i gatuar me bandat me t&eum...
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, u ka bërë thirrje qytetarëve të tij të jenë të përgatitur për p&eum...
Në shumë raste, ndarja e një çifti me fëmijë të mitur shoqërohet me konflikte, përplasje e drama që godasi...
Policia Kufitare e Moldavisë njoftoi të shtunën se patrullat kishin raportuar disa dronë të paidentifikuar që fluturuan në ...
Dy TEC-et lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të ankoruara në zonën e Triportit në Vlorë, nuk kanë qen&eu...
Të mërkurën e 2 shtatorit 2026, zonja Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë. E cilësuar ...
Disa prej emrave më të fuqishëm të teknologjisë amerikane do të jenë të pranishëm javën e ardhshme n&e...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Gazetarja Klodiana Lala, ka zbërthyer se si u zbulua vila luksoze në Palasë, e cila dyshohet se është pasuri e fshehur e Ballukut.
Gjatë fjalës së saj, gazetarja Lala shpjegoi zanafillën e kontrolleve të SPAK-ut në jug të vendit dhe në studiot e arkitekturës.
“Nëse ju kujtohet, ne kemi raportuar në fund të muajit korrik dhe në ditët e para të muajit gusht në lidhje me disa kontrolle që Prokuroria e Posaçme ishte duke kryer në zonën e Palasës, por po ashtu edhe në disa zyra të arkitektëve të ndryshme dhe të shoqërive të ndryshme në vend, pasi kishte dyshime të forta se një tjetër vilë luksoze ishte pasuri e fshehur e zonjës Balluku, e cila tashmë është ish-zëvendëskryeministre dhe ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë,” u shpreh Lala.
Sipas gazetares, prova kryesore që e lidh ish-numrin dy të qeverisë me këtë pasuri luksoze është një e-mail i dërguar direkt në adresën e saj personale nga arkitekti Alban Eftimi.
“Prova më e fortë që e lidh këtë pasuri me Belinda Ballukun është pikërisht një email që arkitekti Alban Eftimi Atelier 4 dërgon në adresën personale të zonjës Balluku. Në këtë email të cilin News24 e ka publikuar më herët, ai i shpjegon zonjës Balluku se si do të dukej vila të nesërmen. Materialet e shtrenjta që duhet të përdoreshin, do të ishte me komoditet pa diskutim. I referohej një hoteli shumë luksoz në Greqi… Krahas këtij emaili dërgohet edhe një dokument me 11 faqe ku është komplet dizajnimi i vilës luksoze, mënyra se si kjo vila do dukej në përfundim,” deklaroi gazetarja.
Lala zbardhi gjithashtu skemën e financimit të ndërtimit dhe arredimit të vilës, ku përfshihen emra si Arbër Abazi apo edhe Igli Tare.
“Kjo vilë sipas të dhënave të SPAK në pjesën e parë, pra deri në karabinë, është paguar sipas prokurorëve të posaçëm nga Igli Tare, ish-futbollist, dhe më pas të gjitha shpenzimet për ndërtimin e mëtejshëm dhe arredimin e vilës janë marrë përsipër nga Arbër Abazi. Abazi është një biznesmen i cili zotëron kompaninë Alco Impex General Construction, kompani e cila ka marrë shumë tendera pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në kohën që ky institucion drejtohej nga zonja Balluku,” tha Lala.
Ajo shtoi se financimi i punimeve dyshohet se është bërë në këmbim të favoreve me tenderat publikë:
“Në rastin konkret që lidhet me vilën ka fituar si bashkim operatorësh ekonomik një nga lotet e Unazës së Madhe, një tender 22-23 milionë euro, dhe sipas SPAK në këmbim të këtij tenderi… zoti Abazi ka paguar shpenzimet për pjesën tjetër të ndërtimit që shkojnë nga 288.000 deri në 410.000 euro.”
Gazetarja shpjegoi gjithashtu rolin e partneres së Abazit, Lorela Reçi, dhe kujdesin e ekstremizuar për të fshehur emrin e Ballukut, duke përdorur emërtimin konfidencial “klienti specifik”:
“Lorela Reçi është bashkëjetuesja e Arbër Abazit e cila komunikon me kompaninë ndërtuese, kompaninë Green Coast, dhe komunikon që të dërgonte nënkontraktorët e vetë… dhe të dërgonte arkitektin e vet zotin Xhelila… Përveç se emailit të Alban Eftimit, gjithë pjesa tjetër në dosje thuhet klienti specifik. Pra ishin aq të kujdesshëm ata që merreshin me gjithë arredimin e ndërtimin e tjerë me radhë sa i referoheshin me klientin specifik… të gjitha faturat nga kompani të ndryshme… janë faturuar kompanisë së Arbër Abazit.”
Prokuroria e Fierit ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar të përfitimit dhe regjistrimit të kundërligjshëm t&e...
Krimi Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër zbulon sasinë e madhe të cigareve, rrobave dhe enë kuzhin&e...
Qytetarët e Vlorës janë ngritur sërish në protestë pranë kantierit të Muzeut Hebraik në Vlorë, duke kundë...
68-vjeçari, Hysni Patushi i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, brenda banesës së tyre në zonën e Zog...
Një tjetër goditje ndaj shpërndarjes së lëndëve narkotike është finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotik&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Fier–Patos, pikërisht në afërsi të kryqëzi...
Hysni Patushi, i cili mëngjesin e të shtunës vrau me thikë gruan e tij, Lumturi Patushi, është arrestuar nga Policia pak orë ...
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Tiranën, ku në rrethana të paqarta burri ka vra...
Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në Tiranë, në afërsi të SPAK-ut, ku një...
Me flamuj kuq e zi, me kapele të UÇK, me pankarta në duar, një grup i shoqërisë civile në Vlorë po protestojnë ...