KLP pranon kërkesën e ILD, masë disiplinore “vërejtje publike” për prokuroren e Korçës

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për caktimin e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi, pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Sipas njoftimit zyrtar të ILD-së, masa disiplinore është kërkuar për shkelje të dispozitave që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e prokurorisë, si edhe për shkelje të rregullave të konfidencialitetit dhe ndalimit të përhapjes së informacionit që lidhet me një hetim në zhvillim ose të përfunduar. Procedimi disiplinor erdhi pas rishqyrtimit të një vendimi të mëparshëm të KLP-së, të datës 2 tetor 2025, me të cilin ishte rrëzuar kërkesa e ILD-së për masë disiplinore ndaj prokurores. Pas ankimit të bërë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Gjykata Administrative e Apelit pranoi padinë dhe urdhëroi KLP-në që të shqyrtonte sërish çështjen.
Nga raporti hetimor i ILD-së rezulton se prokurorja A.K. ka nënshkruar shkresa pa pasur kompetencën përkatëse dhe ka nxjerrë e u ka dërguar personave të tretë kopje të akteve që ishin pjesë e dosjes së një çështjeje ende në hetim.
Sipas ILD-së, këto veprime kanë anashkaluar autoritetin e drejtuesit të prokurorisë, kanë cenuar imazhin institucional të organit të akuzës dhe kanë krijuar rrezik për mbarëvajtjen e hetimit. Në raport theksohet gjithashtu se publikimi i akteve procedurale mund të ndikojë negativisht në besimin e publikut, pasi prokuroria duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe jo mbi bazën e vullnetit individual të magjistratit. Gjatë rishqyrtimit të çështjes, ILD kërkoi sërish vendosjen e masës disiplinore “vërejtje publike” për shkeljet e parashikuara në nenin 102, pika 1, shkronjat “g” dhe “j” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, kërkesë që u pranua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Me vendimin e marrë në seancën e sotme, KLP vendosi caktimin e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj prokurores A.K. të Prokurorisë së Korçës.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Kanë arrestuar njerëz, duan të përhapin terror e dhunë”/ Ervin Goci: Protesta nuk ndalet pa dhënë Rama dorëheqjen

Tensione pas mbylljes së seancës, protestuesit vërshojnë me vezë ndaj makinës së deputetit të PS

Protesta para Parlamentit/ Gazetarja Vjolanda Peca lirohet pas dy orësh në komisariat, AGSH ngre alarmin për lirinë e medias

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Mbyllet me tensione dhe bojkot seanca plenare/ Opozita la sallën pasi rendi i ditës u miratua pa diskutime

Kuvendi miraton financimin 4.3 milionë euro për koncertin e Kanye West

VIDEO/ Pas përjashtimit të Bardhit, deputetët e PD gjuajnë sërish me sende teksa Rama lë sallën

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët





