Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

KLP pranon kërkesën e ILD për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurores së Korçës Anila Kalanxhi

P
Piranjat27 July 2026, 15:50 · 3 min lexim
KLP pranon kërkesën e ILD për caktimin e masës disiplinore

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka njoftuar pranimin e kërkesës e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj magjistrates Anila Kalanxhi, prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Kërkesa u bë nga ILD për shkelje të dispozitave që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e prokurorisë nga ana e prokurores, si edhe për shkelje të konfidencialitetit dhe ndalimit të përhapjes së informacionit që lidhen me çështje në hetim.

Njoftimi i plotë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), në seancën e zhvilluar sot, pranoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj magjistrates A.K., prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Masa u kërkua nga ILD për shkelje të dispozitave që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e prokurorisë, si edhe për shkelje të rregullave të konfidencialitetit dhe ndalimit të përhapjes së informacionit që lidhet me një hetim në zhvillim ose të përfunduar.

Ky procedim erdhi pas rishqyrtimit të vendimit të mëparshëm të KLP-së, të datës 2 tetor 2025, me të cilin ishte rrëzuar kërkesa e ILD-së për caktim masë disiplinore ndaj prokurores. Pas ankimit të ILD-së, Gjykata Administrative e Apelit pranoi padinë, duke i lënë detyrë KLP-së të shqyrtojë sërish kërkesën për procedimin disiplinor.

Sipas raportit hetimor të ILD-së, prokurorja Anila Kalanxhi ka nënshkruar shkresa pa pasur kompetencën përkatëse, si dhe ka nxjerrë e u ka dërguar personave të tretë kopje të akteve, që ishin pjesë e dosjes së një çështjeje ende në hetim. Sipas ILD-së, këto veprime kanë anashkaluar autoritetin e drejtuesit të prokurorisë, kanë cenuar imazhin institucional të organit të akuzës dhe kanë krijuar rrezik për mbarëvajtjen e hetimit. Gjithashtu, publikimi i akteve procedurale, vërehet në raportin hetimor të ILD-së ndaj Anila Kalanxhi, mund të ndikojë negativisht në besimin e publikut, pasi prokuroria vepron në përputhje me ligjin dhe jo mbi bazën e vullnetit individual të magjistratit.

Gjatë rishqyrtimit të çështjes, ILD i kërkoi sërish KLP-së pranimin e kërkesës për vendosjen e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj prokurores A.K., për shkeljet disiplinore të parashikuara në nenin 102, pika 1, shkronjat “g” dhe “j” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. KLP vendosi ta pranojë këtë kërkesë dhe të vendosë masën disiplinore të propozuar nga ILD.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.