Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
AKTUALITET

KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës: 232 mln lekë dëme dhe 838 mln të ardhura të munguara

P
Piranjat23 April 2026, 11:42 · 3 min lexim
KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës:

Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka gjetur shkelje të përsëritura në Autoritetin Portual Durrës. Nga raporti rezulton se Këshilli Drejtues nuk ka funksionuar në mënyrë të rregullt, ndërsa Këshilli Konsultativ nuk ka qenë funksional, duke sjellë mungesë të këshillimit profesional në vendimmarrje.

Po ashtu, janë konstatuar shpërblime për anëtarët e Këshillit Drejtues pa miratim nga ministri i linjës dhe në kundërshtim me legjislacionin për konfliktin e interesit, si dhe mosmiratim i shpërblimeve për anëtarët e Këshillit Konsultativ.

Në fushën e prokurimeve publike, KLSH evidenton kritere të papërshtatshme kualifikimi dhe kontrata të lidhura me operatorë që nuk plotësonin kushtet.

Janë konstatuar pagesa pa faturë tatimore, pagesa jashtë afateve dhe mbi vlerën e kontratës, ku vetëm për TVSH janë paguar më tepër 232 milionë e 965 mijë lekë, si rezultat i konvertimit të gabuar të monedhës.

Gjithashtu, janë evidentuar pagesa për parkime në vlerën 1 milion e 184 mijë lekë dhe mosaplikim i penaliteteve për vonesa në vlerën 55 milionë e 608 mijë lekë, si dhe pagesa për shërbime pa procedura prokurimi dhe dokumentacion justifikues.

Në menaxhimin e fondeve publike, auditimi ka konstatuar mungesë ekonomiciteti, eficience dhe efektiviteti në vlerën 235 milionë e 362 mijë lekë dhe 549,059 euro, si dhe të ardhura të munguara në vlerën 838 milionë e 818 mijë lekë.

Po kështu, probleme kanë pasur edhe në menaxhimin e aseteve dhe inventarit. Sipas të dhënave, nuk janë analizuar për shfrytëzim pasuri në vlerën e 497 milionë e 878 mijë lekëve, ndërsa për inventarë të përdorshëm në vlerë 71 milionë e 78 mijë lekë nuk janë ndjekur procedurat e asgjësimit. Gjithashtu, shumë kontrata janë të përfunduara në praktikë, por jo formalisht, duke krijuar të ardhura të munguara.

Në fund të periudhës, niveli i debitorëve arriti në 796 milionë e 534 mijë lekë, nga të cilat 348 milionë e 57 mijë lekë janë në procedura arkëtimi.

Po ashtu, janë konstatuar pagesa të kryera pa analizë të mjaftueshme, pa ndryshime të miratuara në ministrinë e linjës, si dhe mangësi në proceset e vlerësimit dhe menaxhimit të pronës publike.

Raporti ka gjetur gjithashtu mungesë transparence në tarifat e shërbimeve, pasi ato nuk janë pasqyruar në Librin e Tarifave, si dhe probleme në sistemin e hyrje-daljeve që nuk është i integruar plotësisht. Mekanizmi “black list” për debitorët administrohet manualisht, duke rritur rrezikun për abuzime, vlerëson gjjthashtu KLSH në auditim. /ekofin.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.