Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
AKTUALITET

KLSH: Projekte të ngecura me ujësjellësit, miliona lekë dëm ekonomik nga keqmenaxhimi në AKUK

P
Piranjat22 April 2026, 17:53 · 4 min lexim
KLSH: Projekte të ngecura me ujësjellësit, miliona lekë

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK), i ka shkaktuar dëme dhe efekte negative buxhetit të shtetit, për shkak të devijimeve materiale nga kuadri ligjor dhe rregullator në fuqi.

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën 01.01.2021–30.06.2024, mungesa e rakordimit periodik mujor të stokut të detyrimeve të prapambetura në Degën e Thesarit ka sjellë në fund të vitit 2023 një diferencë prej rreth 169.5 milionë lekë.

Të dhënat flasim negativisht sa i përket edhe sigurisë së konsumit të ujit. Vetëm 6 nga 14 shoqëri ujësjellësi (Berat, Elbasan, Korçë, Lushnjë, Pogradec dhe Sarandë) disponojnë ambiente laboratorike, duke krijuar mungesë në analizat e ujit të pijshëm dhe rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Auditimi ngre shqetësimin se projekti “Përmirësimi i Sistemit të Kanalizimeve të Tiranës së Madhe” ka mbetur pothuajse në të njëjtin nivel ecurie, pa progres të dukshëm, ndërkohë që mungon një regjistër i centralizuar për projektet e ujësjellësit në Shqipëri, çka cenon koordinimin dhe menaxhimin e burimeve.Në aspektin financiar, KLSH konstaton se në kontabilitet nuk janë njohur në kohë detyrimet që burojnë nga vendimet gjyqësore të formës së prerë, por janë regjistruar vetëm në momentin e likuidimit. Kjo ka sjellë një efekt në buxhetin e shtetit prej 71 milionë lekë, ndërsa mbetet ende pa u shlyer një vlerë prej rreth 160 milionë lekë, duke përbërë risk të shtuar financiar. Njëkohësisht, ekziston një shumë tjetër e pritshme për likuidim nga vendimet e shkallës së dytë në vlerën rreth 57 milionë lekë.

Po kështu, edhe në fushën e prokurimeve janë gjetur mangësi në përcaktimin e kritereve kualifikuese të paargumentuara teknikisht, të papërputhshme me grafikun, volumin dhe natyrën e punimeve, si dhe me zërat e preventivit. Për më tepër, janë konstatuar mangësi në kërkesat për drejtuesit teknikë, licencat dhe specifikimet teknike.

Sipas raportit, gjatë zbatimit të kontratave, kanë rezultuar pagesa për punime të pakryera në shumën 24 milionë lekë, ndërsa në dy kontrata nuk janë respektuar afatet e përfundimit, duke shkaktuar mungesë të ardhurash në vlerën 221 milionë lekë. KLSH thekson gjithashtu përdorim joefektiv të fondeve publike për shpenzime përmbarimore në vlerën 9 milionë lekë, si dhe mungesë transparence për shkak të mospublikimit online të grafikut të shlyerjes së detyrimeve.

Ndërkohë, auditimi për projektin “Infrastruktura bashkiake V”, për periudhën deri më 31.12.2024, evidenton se realizimi i objektivave nuk është vlerësuar për shkak të mungesës së një sistemi matjeje në dokumentet zyrtare. Përmes amendimit të kontratës janë miratuar shtesa për Komponentin A/B për Elbasanin në vlerën rreth 125 mijë euro dhe për Komponentin A për Kamzën në rreth 76 mijë euro, ndërkohë që komponenti i Kamzës është anuluar dhe pagesat e kryera në vitin 2023 janë konsideruar të pajustifikuara, thekson raporti.

Si pasojë e ecurisë së ngadaltë të projektit dhe mosrespektimit të grafikut të disbursimeve, deri më 31.12.2024 janë gjeneruar kosto shtesë pa efektivitet për buxhetin e shtetit në formën e tarifës së angazhimit në vlerën rreth 454 mijë euro./ ekofin.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.