Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

KLSH zbuloi dëmet financiare të Pirro Vengu, mungojnë 8 milionë euro

P
Piranjat25 July 2026, 13:29 · 3 min lexim
KLSH zbuloi dëmet financiare të Pirro Vengu, mungojnë 8

Një raport i bujshëm i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ka zbërthyer atë që konsiderohet si një nga menaxhimet më skandaloze të një institucioni publik gjatë viteve të fundit, duke vënë në shënjestër ish-Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu, aktualisht deputet i PS. 8 MILIONË € janë të ardhura të munguara, dëmi ekonomik kalon shifrën e 200 MIJË € e shkeljet financiare arrijnë në disa milionë.

Ndonëse rekomandimi për “shkarkim nga detyra” vjen pasi Vengu është larguar nga institucioni, dëmi financiar dhe shkeljet e konstatuara në auditim ekspozojnë një skemë flagrante të favorizimit të privatit në dëm të arkës së shtetit. Vetëm nga dhënia e Terminalit të Kontejnerëve për kompaninë “Mariner Adriatik” pa kritere dhe duke i blerë shteti vinçat me para publike për t’ia dhënë falas privatit, shteti u zhvat me 6.8 MILIONË €. Tenderat e vinçave të fituar nga kompania “Hydropower” u shoqëruan me 18 pagesa ilicite pa faturë tatimore, duke lënë pa deklaruar në kohë 2.3 MILIARDË Lekë TVSH.

Kompanitë ofruan dhe fituan në lekë, por u paguan në euro duke manipuluar kursin e këmbimit, një manovër që i kushtoi shtetit një dëm të drejtpërdrejtë ekonomik prej 205 MIJË €. Përsa i përket skandalit të Porto Romanos, u derdhën 1.85 MILIONË € paradhënie në shkelje të rregullave dhe nuk u aplikua asnjë penalitet për vonesat e kontraktori, duke shkaktuar një efekt negativ prej 549 MIJË €.

Përsa i përket hapësirës portuale falas… Kompania “REDI” ShPK shfrytëzoi 17,500 metra katrorë territor portual pa kontratë të rregullt, duke i shkaktuar portit 88.6 MILIONË Lekë të ardhura të munguara.

Kjo nuk është thjesht një listë shkeljesh administrative, por kronika e një vendimmarrjeje të sterilizuar nga transparenca, ku fondet e taksapaguesve shqiptarë u përdorën për të pasuruar kontraktorë privatë. Nga tenderët e paracaktuar te faturat e zhdukura dhe manipulimet e kurseve valutore, porti më i madh i vendit është trajtuar si pronë private, ndërsa faturën e këtij keqmenaxhimi kolosal e paguajnë sërish qytetarët.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.