Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy ''kokat'' e dosjes, pritet ‘zbërthimi’ i grupit

P
Piranjat13 April 2026, 12:11 · 2 min lexim
Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka mundur të sigurojë bashkëpunimin e dy të arrestuarve, në lidhje me laboratorin e kokainës të zbuluar në Frakull, të cilët kanë pranuar të bëhen “të penduar”.

Sipas raportimeve në media, dy personat që kanë vendosur të bashkëpunojnë me drejtësinë janë persona të dënuar më herët, ndërsa një prej tyre është me shtetësi shqiptare dhe një i huaj.

Ata pritet të japin dëshmi të detajuara mbi aktivitetin e dyshuar kriminal dhe rrjetin e personave të përfshirë.

Hetuesit po verifikojnë deklarimet e tyre, ndërsa pritet që “zbërthimi” i plotë i grupit të çojë në identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Kujtojmë se në 6 mars, SPAK njoftoi edhe 5 masa arresti të tjera të miratuara nga GJKKO-ja, “arrest me burg”, prej të cilave 3 u ekzekutuan dhe 2 persona u shpallën në kërkim.

Mësohet se të akuzuarit janë; Kevin (Arjan) Margjoni, Durim Keçi, Klevent Gjolena, Aldi Zonja dhe Musa Gjikola.

Dy të parët, Margjoni dhe Keçi, janë shpallur në kërkim, kurse të tjerët janë të ndaluar.

SPAK tha se të pestë akuzohen për një tjetër episod trafiku në kuadër të organizatës kriminale me 15 persona, 10 prej të cilëve të dënuar më parë nga GJKKO.

Për këtë episod trafikimi janë dënuar tashmë 10 shtetas shqiptarë: Nikolin Gjolena, Viktor Çervanaku, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Zenel Çervanku, Enxhi Ferhati, Redion Meshi, Julian Malaj, Bledar Matoshi, Marildo Rona dhe kolumbiani Samir Rosales Rodriguez.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.