Kokainë e armë zjarri, goditet grupi kriminal shqiptar në Londër, sekuestrohet drogë me vlerë mbi 1.8 milionë paund

Dy shqiptarë janë dënuar me burg në Angli, pasi u kapën me kokainë dhe një armë zjarri gjysmëautomatike. Mësohet se gjykata e Harrow Crown Court dënoi 47-vjeçarin Zyber Tusha me 12 vite e 6 muaj burg, pasi ai pranoi akuzat për posedim të lëndëve narkotike të klasës A me qëllim shitjeje, si dhe posedim të një arme zjarri.
Ndërsa Oltjan Serferi, 21 vjeç, pa adresë fikse, u dënua me 4 vite burg, pasi pranoi akuzën për posedim të kokainës me qëllim shpërndarjeje. Operacioni u zhvillua më 5 shkurt nga London Organised Crime Partnership, një strukturë e përbashkët e Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA) dhe Policisë Metropolitane të Londrës.
Gjatë kontrollit në banesën e Zyber Tushës, në zonën Beaufort Estate në Colindale, në veriperëndim të Londrës, hetuesit gjetën 19 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 1.5 milionë paund në treg, si dhe një pistoletë gjysmëautomatike Springfield, të mbushur me 14 fishekë. Në banesë u sekuestruan gjithashtu 40,615 paund cash, gjashtë dokumente identiteti të falsifikuara, pesë telefona celularë dhe 21 kilogramë substancë prerëse, e përdorur për përzierjen e kokainës.
Ndërkohë që policia po arrestonte Tushën, në vendngjarje mbërriti edhe Oltjan Serferi, i cili mbante me vete një çantë me 4 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 320 mijë paund. Sapo pa efektivët, ai hodhi çantën dhe tentoi të largohej, por u kap pak çaste më vonë. Autoritetet britanike bëjnë me dije se të dy shqiptarët ndodheshin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe, pas përfundimit të dënimit me burg, do të deportohen drejt Shqipërisë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Të shtëna me armë në Shkallnur të Durrësit, përplasen i shumërkuari Denis Tafili dhe Edison Gjuzi! Në konflikt i përfshirë edhe një polic...

Stuhia godet juglindjen, biznese të përmbytura dhe bagëti të vrara nga rrufeja, probleme në Elbasan, Korçë e Pogradec

Simbolika në bulevard, protestuesit vendosin “140 krimba” kundër deputetëve

Mbetjet e Krujës në flakë/ Bashkia e Artur Bushit nuk paguan gjobën 42.5 milionë lekë, sfidon vendimin e gjykatës

Mbyllen fjalimet përpara Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin rrugëve të Tiranës

Detaje të reja nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plaka

Efekti bumerang/ Rama talli dhe linçoi protestuesit, por ndezi edhe më shumë revoltën! Rritet pjesëmarrja dhe presioni për dorëheqjen e t...

“Kisha besuar se natyra është vepër e përfunduar, në Langaricë kuptova se kërkonte korrigjim”/ Pedagogu ironizon ndërtimet në zonat e mbr...





