Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Komenti në FB i shqiptarit për autenticitetin e pamjeve nga misioni Artemis II, ja si u përgjigj NASA!

P
Piranjat 8 April 2026, 12:07 · 1 min lexim
Komenti në FB i shqiptarit për autenticitetin e pamjeve nga misioni

Një koment i bërë nga Nexhi Krasniqi, një shqiptar nga Kosova, në një postim të NASA-s në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen edhe të Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane.

Nexhi e vuri në pikëpyetje autenticitetin e disa pamjeve të hënës të publikuara nga NASA dhe të realizuara në misionin Artemis II.

Në postimin ku paraqiteshin pamje të realizuara nga anija kozmike Orion gjatë fluturimit rreth anës së fshehtë të Hënës, qytetari nga Kosova pyeti pse nuk duken yjet në fotografi dhe sugjeroi se pamjet mund të ishin krijuar nga inteligjenca artificiale.

“Pse nuk janë të dukshme yjet nga kjo pozicion? Dyshoj se është krijuar nga inteligjenca artificiale!”, shkroi ai në koment.

Pas vetëm pesë minutash, NASA iu përgjigj drejtpërdrejt, duke shpjeguar arsyen shkencore pas mungesës së yjeve në pamje.

“Ne s’mund t’i shohim yjet në këto imazhe sepse yjet duken relativisht shumë të zbehtë në krahasim me Hënën, e cila është shumë më afër dhe reflekton shumë më tepër dritë. Kamerat mund të kapin vetëm një interval të caktuar midis pjesëve më të ndritshme dhe më të errëta të një skene”.

Komenti në FB i shqiptarit për autenticitetin e pamjeve nga misioni

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.