Aksident te “21 dhjetori”/ Makina del nga rruga dhe përplas shtyllën e semaforit
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, ku një automjet tip “Audi” ës...
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, ku një automjet tip “Audi” ës...
Shqipëria ka modelin më të centralizuar të administrimit të shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor, me Ag...
Këtë të diel një dollar dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.3...
Kryeministri Edi Rama ka rihapur edhe një herë mundësinë e dialogut me studentët, duke i ftuar në tryezën e diskutimeve p&eu...
Dashi Dita ju nxit të dilni nga rutina dhe të merrni iniciativa. Nëse jeni në një lidhje, kushtojini kohë krijimit të nj&eum...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira me...
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Këtë herë, është...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat ka akuzuar Edi Ramën se, po dhunon studentët dhe pr...
Në protestën para Kryeministrisë, një prej protestuesve ka bërë thirrje për një mobilizim të gjerë më 28 ...
Tirana është sërish në revoltë. Grupe studentësh u mblodhën para Ministrisë së Arsimit për të kërkua...

Zgjedhja e Genta Bungos në postin e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi është kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese. Padinë e ka depozituar ish-kandidatja për këtë post, Rozeta Ivanova, e cila pretendon se gjatë procedurës parlamentare janë kryer shkelje.
Bungo u zgjodh më 7 maj 2026 nga Kuvendi, pasi mori 83 vota. Kandidatura e saj u mbështet vetëm nga socialistët, ndërsa Partia Demokratike votoi kundër.
Ivanova, e cila ka qenë më herët kolege e Bungos në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kërkon shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për zgjedhjen e Komisioneres.
Në kërkesën e saj, ajo pretendon se Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ka shkelur procedurat kushtetuese, pasi nuk i ka dhënë mundësinë të dëgjohej në një seancë të hapur.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave për procedurën parlamentare, Ivanova ishte ftuar nga komisioni për t’u dëgjuar në mbledhjen e 8 prillit 2026, por nuk ishte paraqitur.
Ivanova kishte njoftuar paraprakisht për pamundësinë e pjesëmarrjes dhe kishte kërkuar që dëgjesa të zhvillohej në një orar ose ditë tjetër. Sipas saj, kjo kërkesë nuk është marrë në konsideratë dhe për këtë arsye ajo i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Padia është depozituar në ditën e fundit të korrikut. Relatore e çështjes është caktuar gjyqtarja kushtetuese Marjana Semini.
Hapi i parë i takon Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese, të përbërë nga tre anëtarë, i cili do të vendosë nëse ankimi plotëson kushtet për t’u shqyrtuar në themel. Në rast se çështja kalon këtë fazë, vendimi për themelin do të merret nga tetë anëtarët e Gjykatës.
Genta Bungo, e cila më parë ka ushtruar detyrën e komisioneres në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, u zgjodh për të zëvendësuar Robert Gajdën. Mandati i këtij të fundit në krye të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi kishte përfunduar prej rreth dy vitesh.
Rasti i Bungos është tashmë rasti i dytë ku një zgjedhje e Kuvendit për një institucion të pavarur kundërshtohet në Gjykatën Kushtetuese.
Pak javë më parë, edhe zgjedhja e Endri Shabanit në krye të Avokatit të Popullit u kundërshtua në Kushtetuese. Ankimin individual e kishte bërë Adriana Kalaja, e cila kishte qenë pjesë e garës për këtë post, por Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi kërkesën e saj.
Ndërkohë, zgjedhja e Shabanit vijon të jetë nën shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, pas padisë së depozituar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Një vrap 90-minutësh në Alpet shqiptare u kthye në një situatë ku çdo minutë mund të ishte vendimtare për ...
Banorët e Lagjes nr. 15 në Spitallë të Durrësit janë ngritur mëngjesin e sotëm në protestë, duke kundër...
Një qytetar nga Durrësi ka dërguar një denoncim në redaksinë e Piranjat News, ku përshkruan situatën e rëndë...
Nuk ndalen zjarret. Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 35 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten ...
Masakra e ndodhur në muajin Korrik 2026 në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku Nertil alias Refit Buzi, vrau me armë gjahu ish-vjehrrin Kos...
Ndalimi jashtë territorit i emigrantëve dhe azilkërkuesve në kuadër të Marrëveshjes Itali-Shqipëri po vë në ...
Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndruesh...
Një letër e rrallë, e shkruar më 6 dhjetor 1926 në Paris nga albanologu dhe gjuhëtari i njohur francez Mario Roques, hedh drit&e...
Eksportet shënuan një përmirësim të ndjeshëm në muajin korrik, duke u rritur me 10.6%, në përshpejtim nga 6.15 q&...
Vëllimi i tregtimit valutor në tregun e brendshëm arriti një rekord të ri historik në tremujorin e dytë të vitit. T&eu...