Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Kompensimi i TVSH-së për fermerët, si do të llogaritet me autofaturat

P
Piranjat 3 April 2026, 14:11 · 4 min lexim
Kompensimi i TVSH-së për fermerët, si do të llogaritet me

Masa e kompensimit të TVSH për fermerët do të llogaritet direkt nëpërmjet vlerës së autofaturave që përpunuesi apo grumbulluesi lëshon ndaj tyre.

Nga 1 janari 2026 ka hyrë në fuqi skema e re e kompensimit të TVSH-së për fermerët, e cila parashikon përfitimin e një kompensimi 10% për prodhimet bujqësore të shitura tek grumbulluesit, përpunuesit ose agroturizmet e certifikuara.

Sipas ndryshimeve ligjore, baza e kompensimit do të jetë autofatura e lëshuar nga subjekti blerës, mbi të cilën llogaritet 10% që i kthehet fermerit.

“Për të sqaruar opinionin publik, po ju marr një shembull. Nëse një fermer nëpërmjet autofaturave faturon 10 milionë lekë do të përfitojë në llogarinë e tij 1 milion lekë”, deklaroi ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla.

Qëllimi i kësaj skeme është të rimbursojë TVSH-në 10% që fermeri ka paguar për inputet bujqësore, si plehrat kimike, farat dhe fidanët, duke ulur kostot e prodhimit dhe duke nxitur formalizimin e transaksioneve në sektor.

Prej vitit 2019 deri në dhjetor 2021 TVSH-ja për inputet bujqësore ka qenë zero. Nga 1 janari 2022 pas miratimit të ndryshimeve fiskale hyri në fuqi vendosja e TVSH-së 10% te çmimet e inputeve bujqësore.

Megjithatë Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit më herët ngriti shqetësimin se rreth 70% e qumështit të shitur te përpunuesit bëhet pa autofaturë.

“Shitja e qumështit deri në 70% ndodh pa fature, pasi autofatura është një abuzim ndaj fermerit që përpunuesi e pret, kur e ku i duhet, sa i duhet me çmimin që i duhet, për të rregulluar bilancin e tij mujor apo vjetor apo për të qenë në rregull me veten e vet”, deklaroi më herët kryetari i Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit Gentian Lalaj .

Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së 20% për fermerin kalonte nëpërmjet përpunuesve çka do të thotë se p.sh,. për çdo blerje me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme. Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.

Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. Fillimisht në 2019 TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%, ndërsa u hoq plotësisht më 2022.

Si do të bëhet aplikimi

Kërkesa për aplikimin e kompensimit të TVSH-së do të dorëzohet elektronikisht në tatime. Administrata tatimore parashikon ta finalizojë së shpejti automatizimin e procesit të rimbursimit të fermerëve.

Krahas kërkesës fermeri duhet të dorëzojë edhe autofaturat e lëshuara nga blerësi, në të cilat të jetë i shënuar edhe NIPTI i fermerit, si dhe

kërkesa për kompensim do të paraqitet 2 herë në vit. Brenda datës 31 Dhjetor, për furnizimet e kryera gjatë periudhës Janar-Qershor të vitit përkatës. Brenda datës 30 Qershor të vitit pasardhës, për furnizimet e kryera gjatë periudhës Korrik-Dhjetor të vitit paraardhës.

Kërkesa do të dërgohet në rrugë postare ose në rrugë elektronike. Administrata tatimore kryen kompensimin brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

Ndërkohë fermeri për përfituar kompensimin, së pari fermeri duhet të jetë i pajisur me numër identifikimi (NIPT) nga Administrata Tatimore, pa pasur detyrim për deklarim periodik të TVSH- së. Qarkullimi vjetor nuk duhet të tejkalojë kufirin minimal të regjistrimit për TVSH.

Në vend fermerët që shesin produktet e tyre bujqësore/blegtoralë, nuk bëhen automatikisht subjekt i TVSH-së (pra nuk regjistrohen për TVSH) nëse qarkullimi i tyre vjetor është deri në 10 milionë lekë. Nëse qarkullimi kalon 10 milionë lekë, fermeri duhet të regjistrohet si subjekt i TVSH-së (tatimpagues i zakonshëm)./Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.