Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro...
AKTUALITET

‘Komshinjtë më të mirë’/ Krimi makabër në Fier, flasin fqinjët: Jemi të çuditur

P
Piranjat24 March 2026, 18:08 · 2 min lexim
‘Komshinjtë më të mirë’/ Krimi makabër

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme fshatin Kuman të Roskovecit, ku një 80-vjeçar, i identifikuar si Shefit Rrapaj, ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Pas ngjarjes tragjike, banorët e zonës kanë reaguar të shokuar, duke e përshkruar çiftin si njerëz të qetë dhe pa probleme të dukshme në komunitet.

Një prej fqinjëve u shpreh se viktima ishte një grua e respektuar dhe e përkushtuar ndaj familjes dhe jetës në fshat.

“Ishte nga gratë e rralla, e respektoja si motrën time. Nuk e di si ndodhi. Shefiti nuk konsumonte alkool, kurrë. Ndoshta ardhja e djalit të vogël nga Greqia mund të ketë ndikuar, por nuk i di problemet e tyre. Nuk e dija që kishte armë në shtëpi.

Nuk e di shkakun. Nuk e di pse janë grindur 4 ditë më parë. Ndoshta ka lozur lloto, nuk e di. Ajo është problematika gjithmonë. Kanë rreth 20 vite që jetonin këtu dhe i njihnim si komshinjtë më të mirë,” tha ai. Sipas tij, çifti jetonte vetëm, ndonëse kishte nëntë fëmijë, dhe gruaja merrej kryesisht me punët e shtëpisë dhe rritjen e shpendëve. Ai shtoi se nuk dihen arsyet e konfliktit, por përmendi se mund të kenë pasur një grindje disa ditë më parë.

Edhe një tjetër fqinj deklaroi se çifti nuk kishte shfaqur probleme në komunitet dhe njiheshin si njerëz të rregullt.

“Nuk kanë pasur probleme me fshatin. Merreshin me bahçen dhe jetën e përditshme. Janë të ardhur nga Levani dhe njiheshin si çift i qetë. Nuk kemi dëgjuar për konflikte mes tyre. Është një ngjarje makabre,” u shpreh ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.