Koncerti i Kanye West, protestuesja: Ministria e Arsimit po ndan bileta falas për nxënësit e 9-vjeçares

Një protestuese tha sot se qeveria shqiptare mori 4 milionë euro nga fondi i emergjencës, për koncertin e këngëtarit amerikan Kanye West, i cili sipas saj është një artist që po e bojkoton gjithë bota.
Protestuesja tha gjithashtu se Ministria e Arsimit po shpërndan bileta falas për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, për të marrë pjesë në koncert.
Por sipas protestueses, koncerti i West nuk është për fëmijët e 9-vjeçares, pasi ka mesazhe eksplicite dhe seksuale.
“Diplomën do ta vendos në kornizë. Duke qenë se Ministria e Arsimit është kaq e zellshme për nxënësit e 9-vjeçares, çohen mesazhe në grup për t’u dhënë bileta falas për koncertin e Kenye West. A e di Ministria e Arsimit se çfarë këngësh këndon Kenye West? Ato kanë mesazhe eksplicite, mesazhe seksuale.
Nuk janë mesazhe për fëmijë që ju i jepni bileta. Në vend që t’u jepni libra, në vend që t’i çoni nëpër olimpiada, në vend që t’i financoni talentet, ju i shpërbleni me bileta për një koncert eksplicit. Ato s’na pyesin fare për 4 milionë eurot për Kenye West.
I mori paratë nga fondi i emergjencës për një artist që po e bojkoton gjithë bota”, tha mes të tjerash një protestuese.
Lexo edhe
AKTUALITET
Qytetari nga protesta: Po bëhen 2 revolucione, ju këtu me pushkë, diaspora pas jush me penë

“Bojkotoni koncertin e Kanye West”/ I riu apel nxënësve dhe studentëve: Shkuarja atje gabim si shitja e votës

Protesta e 41 kundër Ramës, thirrja e fortë e qytetarit: Po vriten njerëz përditë! Mos hiqni dorë deri në largimin e qeverisë

Shifër tronditëse në internetin shqiptar, identifikohen 42,624 materiale me abuzime seksuale ndaj fëmijëve

“Kam 5 vjet që luftoj nëpër gjykata e prokurori”/ Protestuesja: Nuk më dalin lekët as për ilaçe

“Diaspora është krah jush”/ Akademiku shqiptar nga SHBA: Grupet jashtë po bëjnë denoncime në BE dhe Byronë Amerikane

Protestuesja nga diaspora: Shkatërruan fabrika, arsimin, bujqësinë dhe sollën largimin e shqiptarëve! SPAK mos ndaloni

Emrat/ Lejoi arratisjen e të kërkuarit nga Gjermania, arrestohet në flagrancë efektivi i policisë





