Eurodeputetët në protestë, Rama: Nuk kanë lexuar ligjin! Individë me agjendë politike
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 0...
Edhe pse landfilli i Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët, denoncimet e banorëve tregojnë se në zonë...
Gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të ...
Një reagim i fortë ka ardhur nga deputetja Marjana Koçeku, në lidhje me përfshirjen e zonave të Shalës, Shoshit dhe Pulti...
Dy telefona “Iphone 17” dhe një telefon “Iphone 13”, janë sekuestruar nga prokuroria e Durrësit, me shpresën e zbard...
Një ngjarje e rëndë me një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fsha...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një model biznesi thuajse unik në Europë: hapet relativisht l...
Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht, R...

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në përfundim të shqyrtimit gjyqësor procedimi pasuror nr. 3 vitit 2024, u konfiskuan 1.8 milionë euro pasuri të shtetasit Arbër Muça, të cilat nuk justifikoheshin me burime të ligjshme.
Gjatë hetimit pasuror, Prokuroria e Fierit ka kryer një analizë të zgjeruar financiare, nga ku rezultoi ekzistenca e një disproporcioni të konsiderueshëm ndërmjet nivelit të pasurisë së krijuar, zotëruar apo administruar nga subjektet e përfshira dhe kapaciteteve të tyre ekonomike të provuara nga burime të ligjshme.
Nga hetimi rezultuan elemente që krijuan dyshime se disa pasuri, megjithëse ishin regjistruar formalisht në emër të personave të tjerë, kontrolloheshin ose administroheshin faktikisht nga subjektet objekt hetimi, duke shërbyer për maskimin e pronarit real dhe fshehjen e origjinës së fondeve të përdorura.
Në përfundim të shqyrtimit të plotë të provave të administruara gjatë hetimit dhe procesit gjyqësor, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier vlerësoi se ishin përmbushur kushtet ligjore për vendosjen e masës parandaluese të konfiskimit, dhe Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit shqiptar të pasurive të mëposhtme:
A. Pasuri të paluajtshme
•Pasuri e paluajtshme e llojit njësi, me sipërfaqe 200 m², Fier.
•Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 210 m², Fier.
•Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 210 m², Fier.
•Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 210 m², Fier.
•Pasuri e paluajtshme e llojit njësi (2 kate), me sipërfaqe ndërtimi 625.1 m², Fier.
•Pasuri e paluajtshme e llojit njësi, me sipërfaqe 100 m², në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier.
•Pasuri e paluajtshme e llojit apartament (3+1), me sipërfaqe totale 127.4 m², Tiranë.
•Pasuri e paluajtshme e llojit vendparkim, me sipërfaqe totale 30.14 m², në Tiranë.
B. Automjete dhe mjete motorike të konfiskuara
•Lamborghini Urus, vit prodhimi 2018;
•Mercedes-Benz G-63 AMG, vit prodhimi 2020;
•Audi S8, vit prodhimi 2021;
•Audi RS-Q8, vit prodhimi 2021;
•Audi Q7, vit prodhimi 2016;
•BMW X5, vit prodhimi 2014;
•BMW X5, vit prodhimi 2007;
•Volkswagen Touran, vit prodhimi 2013;
•Mitsubishi L200, vit prodhimi 2014;
•Mercedes-Benz C220 CDI, vit prodhimi 2001;
•KIA Carnival, vit prodhimi 2000;
•Autobus Neoplan, vit prodhimi 2003.
C. Vlera monetare dhe llogari bankare të konfiskuara
•Llogari bankare në Euro, në emër të A.M., me gjendje balance 51,945.71 Euro.
•Llogari bankare në Lekë, në emër të A.M., me gjendje balance 5,327,769.38 Lekë.
•Llogari bankare në Euro, në emër të A.M., me gjendje balance 1,867.39 Euro.
•Llogari bankare në Lekë, në emër të A.M., me gjendje balance 405,775.82 Lekë.
•Llogari bankare në Euro, në emër të E.M., me gjendje balance 1,039.07 Euro.
•Llogari bankare në Lekë, në emër të E.M., me gjendje balance 6,166.80 Lekë.
Hetimi vijon lidhur me veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ku janë evidentuar po ashtu pasuri të konsiderueshme.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier mbetet e angazhuar në zbatimin me prioritet të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 (“ligji antimafia”), duke intensifikuar hetimet financiare dhe pasurore me synim identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që burojnë ose lidhen me veprimtari kriminale.
Prokuroria Fier mbetet e vendosur të intensifikojë goditjen e aseteve kriminale, duke përdorur të gjitha mekanizmat që parashikon legjislacioni në fuqi për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me origjinë të paligjshme. Privimi i autorëve nga përfitimet ekonomike të veprimtarisë kriminale mbetet një nga prioritetet kryesore të organit të akuzës, si një mjet efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe kriminalitetit me përfitim pasuror.
Dhjetra turistë që po qëndronin në hotel Vlora Priam kanë mbushur spitalet e qytetit bregdetar dy javë më parë duke shfa...
Pas aksidentit të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Unazën e Madhe të Tiranës, ku humbën jetë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Maricaj, ku një foshnjë 6-muajshe ka humbur jetën teksa po transpo...
Dy telefona “Iphone 17” dhe një telefon “Iphone 13”, janë sekuestruar nga prokuroria e Durrësit, me shpresën e zbard...
Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Fier, ka liruar ish-të fejuarën të cilën e mbante me forcë pa...
Forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në fs...
Një ngjarje e rëndë me një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fsha...
Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht, R...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjeh...
Tronditëse ishte ngjarja sot në fshatin Vidhisht i Roskovecit, ku një 35-vjeçar ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos...