Konflikt mes dy grupeve, Policia kap dhe procedon katër të rinjtë! “Molla e sherrit” dyshohet një vajzë

Një përleshje mes dy grupeve të të rinjve ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku “molla e sherrit” dyshohet se është bërë një vajzë.
Policia njoftoi sot (17 prill) se ka identifikuar dhe kapur pas ndjekjes 4 personat e përfshirë në konfliktin fizik, që kanë edhe lidhje familjare mes tyre. Pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje, ata u lanë për hetim në gjendje të lirë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. G., 20 vjeç, R. G., 21 vjeç, K. H., 29 vjeç dhe A. H., 25 vjeç, të gjithë banues në lagjen “Skënderbeg”, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin”, thanë burime zyrtare.
Dosja për hetime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të sherrit i ka kaluar prokurorisë vendore.
Ngjarja ndodhinë lagjen “Skënderbeg”, ku fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas ka degjeneruar në përplasje fizike dhe dhunë mes palëve.
Dyshohet se shkaku i konfliktit ka qenë një mosmarrëveshje për motive të dobëta, konkretisht lidhur me ngacmimin e një vajze, megjithëse rrethanat mbeten ende të paqarta dhe nën verifikim.
Lexo edhe
AKTUALITET
Lirohen nga detyra 5 ambasadorë, emërohen pasuesit e rinj

"E more mesazhin"/ AKSHI, grup ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ se tenderava, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit

Trafiku i kokainës/ Lista e zezë e shqiptarëve të vrarë dhe të zhdukur në jug të Spanjës

Djegia e kompleksit "Arlis"/ Vendosen sot në 11:00 masat për inxhinierin, kontraktorin dhe administratorin e pallatit

SPAK kërkon 10 vite burg për Ervis Berberi: T’i konfiskohen edhe pasuritë





