Konflikt mes nxënësve në Krumë/ 17-vjeçari gërvisht me mjet prerës bashkëmoshatarin në oborrin e gjimnazit

Një konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin e Krumës ka përfunduar me lëndimin e një 17-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur dje paradite, në oborrin e gjimnazit, ku një 17-vjeçar dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka gërvishtur me një mjet të vogël prerës një bashkëmoshatarin e tij, nxënës në të njëjtën klasë.
I mituri i dëmtuar ka marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është larguar në banesë.
Lidhur me rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has kanë referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme ndaj 17-vjeçarit. Veprimet procedurale janë kryer në prani të prindërve dhe psikologut. Ndërkohë, rasti është trajtuar edhe me prindërit e dy të miturve, si dhe me stafin pedagogjik të shkollës.
Lexo edhe
AKTUALITET
Të shtëna pranë një shkolle në Turqi/ 11 nxënës të plagosur, dy në gjendje kritike, arrestohet 15-vjeçari

Eurodeputetët në Zvërnec, protestë nga banorët e zonës: Të dëgjohen shqetësimet tona për projektin

Operacioni i SPAK/ Drejtoresha e SHISH dyshohet se favorizoi në arrati Agasin, administratori fshiu kamerat e sigurisë

DETAJE/ Zyrtari i policisë dhe biznesmeni nga Durrësi, kush janë dy të arrestuarit gjatë aksionit të SPAK

Mashtrimi me rindërtimin, Kaprata: Nuk duhet që fondet ti kalonin FSHZH, me këtë merret pushteti lokal

Masa e SPAK pas dyshimeve se kreu i SHISH favorizoi Ergys Agasin/ Shpallet në kërkim ndërkombëtar nëse…

Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u!...

Turisti gjerman rrëshqet në terren të thepisur në Habilaj, lokalizohet nga policia





