Konflikti i nisur gjatë ditës përfundon me të shtëna në ajër dhe tre të plagosur në Tepelenë, autorët shpallen në kërkim nga policia

Një konflikt i nisur gjatë orëve të paradites së djeshme në qytetin e Tepelenës, mes disa personave të moshës 30-40 vjeç, është përshkallëzuar sërish pas mesnatës, duke lënë tre persona të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 01:00, disa prej personave të përfshirë në konflikt ndodheshin në një pikë lloto në qytet, kur pala tjetër ka mbërritur pranë lokalit me tre automjete fuoristradë. Burime bëjnë me dije se fillimisht është qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërsa më pas konflikti ka degraduar në dhunë fizike.
Si pasojë, tre persona, dy vëllezër dhe një kushëri i tyre, kanë mbetur të plagosur pasi janë goditur me shkopinj bejsbolli. Ata janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Mbetet ende e paqartë nëse policia kishte dijeni për konfliktin e nisur gjatë paradites dhe nëse ishin marrë masa për të parandaluar përshkallëzimin e tij.
Lexo edhe
AKTUALITET
Parashikimi i motit, 31 korrik 2026

Merr fund misteri/ Gjenden në zonën kufitare Shqipëri–RMV mbetjet mortore të turistit belg të zhdukur prej gati dy vitesh

Sërish zjarr në Mallakastër, flakët pranë fshatit Drenovë alarmojnë banorët

“Jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen në bulevard pas marshimit në disa rrugë të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

PS propozoi shkrirjen e bashkisë, qytetarët thirrje për protestë edhe në Dimal: Le të jemi të bashkuar dhe të shprehim qëndrimin tonë...

Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën

Mure të çara e me lagështirë/ Gjendja skandaloze e Rajonit nr.1 në Berat

Loja e Postës Shqiptare: Tenderi 250 milionë mbyllet me 0% konkurrencë





