Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

P
Piranjat25 July 2026, 12:03 · 2 min lexim
Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e zjarrit të efektivit të policisë në Durrës, i cili dyshohet se është përfshirë në një sherr, pjesë e të cilit u bë pjesë dhe një 41-vjeçar i kërkuar nga SPAK, Denis Tafili. Mësohet se efektivi ka qenë prezent në lokal kur ka ndodhur sherri, por në deklarimet e tij para agjentëve të AMP-së ka deklaruar se nuk ka lidhje me të kërkuarin e SPAK.

Edison Gjuzi, i cili u dhunua me qytën e pistoletës nga Tafili, pretendon se ka parë efektivin e policisë disa herë nën shoqërinë e të kërkuarit nga SPAK dhe personit tjetër që e dhunuan. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është duke verifikuar kamerat e sigurisë për të mësuar nëse efektivi ka favorizuar të kërkuarin e SPAK, Denis Tafili.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 24 korrikut, ku sipas policisë së Durrësit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, Edison Gjuzi 36 vjeç, është goditur me qytë pistolete nga 41-vjeçari Denis Tafili dhe shtetasi me iniciale G. M., 27 vjeç, të dy banues në Shkallnur, Durrës, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet.

“Më datë 24.07.2026, rreth orës 15:00, Salla Operative e DVP Durrës është njoftuar se, në fshatin Shkallnur, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj, 36 vjeç, është goditur me sende të forta (qytë pistolete) nga shtetasit D. T., 41 vjeç, person i shpallur më parë në kërkim, dhe G. M., 27 vjeç, të dy banues në Shkallnur, Durrës, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet”, tha policia.

“Gjithashtu, dyshohet se në konflikt ka qenë i përfshirë edhe një punonjës policie, jashtë shërbimit, Inspektor L. Xh., i cili është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP)”, vijon njoftimi.

Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë pistolete dhe dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.