Kongresmeni amerikan kërkon hetim për lidhjet e qeverisë Rama me drogën

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka propozuar një ligj i cili kërkon hetim nga ana e strukturave të inteligjencës amerikane, mbi lidhjet dhe lehtësimin që qeveria Rama i ka bërë trafikut ndërkombëtar të kokainës.
Nëpërmjet një amendamenti të depozituar dy javë më parë në Kongresin Amerikan (lexoje këtu) Wilson ka kërkuar vënien në lëvizje të agjencive ligjzbatuese, ndërsa propozimi i tij ka kaluar tashmë komisionin e rregulloreve dhe komisionin e ligjeve në SHBA, pritet miratimi i ligjit në seancë plenare në Kongres.
“Jo më vonë se 180 ditë nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Sekretari i Shtetit në koordinim me drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, do tu paraqesë komiteteve përkatëse të Kongresit një raport të klasifikuar, të përgatitur në përputhje me mbrojtjen e burimeve dhe metodave të inteligjencës i cili shqyrton:
-shkallën e narkotrafikut në Shqipëri
-rolin e qeverisë së Shqipërisë në lehtësimin ose mundësimin e këtij narkotrafiku”, – shkruan amendamenti.
Joe Wilson është anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe Armatimeve në Kongresin Amerikan. Së bashku me Robert Aderholt ai është bashkëkryetar i Dhomës së Miqësisë Shqipëri-SHBA, në Dhomën e Përfaqësuesëve.
Zoti Wilson është anëtar i kupolës së Mëngjesit të Lutjeve në SHBA, njëherësh një nga mbështetësit më energjikë të anëtarësimit të Kosovës në NATO
Lexo edhe
AKTUALITET
Dosja ‘Aruba’, CEO-ja e FIBANK fshehu gomonen ‘Uragan’ të trafikantëve

Aksion i IKMT në Jalë, shembet beach bar-i i ndërtuar pa leje

Eksperti i punësimit: Tregu i punës ka nevojë për mendje pune, jo vetëm për forcë pune

Vjen dorëheqja e parë nga Policia e Shtetit pas protestave

Padia e Veliaj për prokurorin e SPAK Ols Dado/ Sot do të mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative

Protestuan para Parlamentit kundër qeverisë/ Policia arreston 19 persona, 12 të tjerë i procedon penalisht

Kapshticë, radhë kilometrike dhe pritje deri në tri orë për udhëtarët

Statistikat e 2025/ Një në pesë të rinj në Shqipëri, nuk shkojnë as në punë dhe as në shkollë





