Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...

Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca është e madhe jo vetëm në euro, por mbetet e thellë edhe pasi eliminohet efekti i çmimeve më të ulëta në vend.
Krahas nivelit shumë më të ulët të konsumit real për frymë, sistemi shqiptar karakterizohet edhe nga një barrë shumë më e madhe financiare që bie drejtpërdrejt mbi familjet, që detyrohen të financojë nga xhepi gati gjysmën e shpenzimeve shëndetësore, si rrjedhojë e shpenzimeve të ulëta të qeverisë.
Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, konsumi individual për shëndetësinë në Shqipëri llogaritet në 662 euro për banor, kundrejt 3,675 eurove mesatarisht në BE. (Shiko grafikun: Shpenzimet nominale për banor për shëndetësinë (euro).
Në vlerë nominale, Shqipëria arrin kështu vetëm në 18% të mesatares europiane të shpenzimit për banor. Nivelet më të uëlat në Europë janë në Maqedoninë e veriut (390 euro).
Në total, sipas Eurostat konsumi për shëndetësinë në Shqipëri në vitin 2025 ishte 1.56 miliardë euro. Kjo shumë përfaqëson 7.7% të konsumit individual aktual, ndërsa në BE shëndetësia zë 13.4%. Në rajon, kryesimin e mban Serbia, me 11.5%, ndërsa niveli më i ulët është në Maqedoninë e Veriut, me 5.8%. (shiko grafikun: Konsumi për shëndetësinë në raport me konsumin total individual, viti 2025)
Ky tregues nuk përfshin vetëm pagesat që qytetarët bëjnë drejtpërdrejt nga xhepi. Sipas metodologjisë së Eurostat, “Konsumi aktual individual” llogarit mallrat dhe shërbimet që konsumohen nga individët, pavarësisht nëse financohen nga vetë familjet, nga shteti apo nga institucione të tjera. Për këtë arsye, te shëndetësia përfshihen edhe shërbimet e financuara nga fondet publike.
Diferenca nominale me Europën ndikohet nga çmimet. Niveli i çmimeve të produkteve dhe shërbimeve shëndetësore në Shqipëri në 2025 ishte vetëm 44.6% e mesatares së BE-së. Si rrjedhojë, 662 euro në Shqipëri blejnë më shumë shërbime sesa e njëjta shumë në një vend mesatar të BE.
Megjithatë, edhe pas korrigjimit për diferencat e çmimeve, hendeku mbetet i thellë. I shprehur në standardin e fuqisë blerëse, konsumi për shëndetësinë arrin në rreth 1,500 PPS për banor në Shqipëri, kundrejt rreth 3,700 PPS në BE. Pra, volumi real i mallrave dhe shërbimeve shëndetësore të konsumuara për person në Shqipëri është vetëm rreth 40% e mesatares europiane.
Si rrjedhojë, diferenca nuk mund të shpjegohet vetëm me faktin që mjekët, analizat, barnat apo shërbimet e tjera kushtojnë më pak në Shqipëri. Edhe kur krahasimi bëhet me çmime të barazuara, shqiptarët kanë në dispozicion një volum dukshëm më të ulët shërbimesh dhe produktesh shëndetësore.
Edhe treguesit e përgjithshëm të financimit të sistemit japin të njëjtën tablo. Sipas bazës së të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të publikuara edhe nga Banka Botërore, shpenzimet korrente për shëndetësinë në Shqipëri ishin 7.05% e PBB-së në vitin 2023. Në Bashkimin Europian, në të njëjtin vit, ato arritën në 10% të PBB-së.
Shqiptarët paguajnë shumë më tepër nga xhepi
Përveçse shpenzimet për shëndetin në tërësi janë të ulëta, problemi bëhet edhe më i dukshëm kur shihet mënyra si financohet kujdesi shëndetësor. Në Shqipëri, 48.27% e shpenzimeve korrente për shëndetësinë në 2023 u paguan drejtpërdrejt nga familjet, sipas të dhënave nga Banka Botërore. Praktikisht, pothuajse një në çdo dy euro të shpenzuara për shëndetin del drejtpërdrejt nga xhepi i qytetarëve.
Ky është niveli më i lartë në Europë. Në vend të dytë është Maqedonia e Veriut (39.6%) e ndjekur nga Bullgaria (35.5%). Në rajon, pagesat më të ulëta nga xhepi janë në Mal të Zi (26.3)- shiko grafikun Shpenzimet nga xhepi, ndaj totalit viti 2023.
Në BE, pagesat direkte të familjeve përbënin vetëm 14.9% të shpenzimeve shëndetësore.
Dallimi lidhet me rolin shumë më të madh që ka financimi kolektiv në vendet e BE-së. Në vitin 2023, 52.3% e shpenzimeve shëndetësore në BE financoheshin nga skemat e detyrueshme të sigurimit dhe 28.2% nga skemat qeveritare. Së bashku, këto burime mbulonin 80.6% të faturës së shëndetësisë. Në Shqipëri, burimet publike vendase financonin rreth 49.6% të shpenzimeve korente për shëndetësinë në 2023./Monitor
Teksa zjarret këtë verë kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje dhe kullota në të gjithë vendin duke krijuar dë...
Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë malin e Tërbunit në Pukë, duke u përhapur në një sipërfaqe t&eum...
Në protestën e 99-të kundër qeverisë, profesori Lush Susaj deklaroi se kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kry...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Ish-Parkut në Tiranë. Mësohet se një 26-vjeçar ...
Një 80-vjeçar nga Ferizaj i Kosovës rezulton i humbur në Tiranë, ndërsa familjarët dhe Shoqata për Kërkim dhe Shp...
Me thirrjet “Rama në burg" dhe "Studentët kërkojnë revolucion", qytetarët po vijojnë marshimin në rrugët e Tiran&e...
Një prej aktivistëve të protestës kundër qeverisë Rama ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protesta...
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor të Malit të Tërbunit, duke djegur sipërfaqe të ...
Aktivistja Arvina Lleshi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që shënon 100 ditët e saj, duke kë...