Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

"Konsumues i heroinës!" Mjeku i Spitalit të Durrësit jep detaje për gjendjen shëndetësore të pacientit që e bënë të vdekur

P
Piranjat29 July 2026, 19:28 · 3 min lexim
"Konsumues i heroinës!" Mjeku i Spitalit të Durrësit

Mjekët e Spitalit të Durrësit, kanë dhënë detaje të reja në lidhje me gjendjen shëndetësore të pacientit për të cilin përgënjeshtruan raportimet e bëra nga JOQ Albania se atij nuk i është dhënë mjekimi i duhur mjekësor, duke pretenduar se ai kishte vdekur.  Në një intervistë për mediat kirurgu Dr. Naim Mediu, ka zbuluar se bëhet fjalë për Artan Andonin, 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në repartin e Terapisë Intensive (Reanimacion), duke zbuluar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kirurgu zbuloi se pacienti në fjalë ka qenë operaur më parë në QSUT dhe ndërhyrja e dytë kirurgjikale ka përfunduar me sukses në Spitalin e Durrësit dhe pacienti po monitorohet nga stafi mjekësor.Mësohet se ndërhyrja e parë e 52-vjeçarit është kryer më 29 qershor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku pacienti iu nënshtrua një operacioni në enët e gjakut. Ndërsa ndërhyrja e dytë u bë nëë Spitalin Rajonal të Durrësit.

Fjala e mjekut:Gjendja e pacientit është shumë e mirë, pas interventit që ka bërë sot rreth orës 2 të pasdites deri nga ora katër. Pavarësisht llojit të operacionit, ka pasur një dekurs të mirë post operator. Gjendja e të sëmurit, jo vetëm që është gjallë po është në parametra të mirë. Momentalisht është zgjuar. Po qëndron në dhomën e terapisë intensive, aty ku rrinë gjithë të sëmurët që kryejnë një operacion.

Ai është operuar për një defasirizim të anësisë së majtë. Indikacionet për intervent përcaktohen nga QSUT sepse është detyrë e tyre. Është operuar për herë të parë në QSUT. e kemi dërguar për një kontroll për të treguat taktikën operatore sepse është detyra e tyre. dhe e drejta e tyre. Sipas këshillës së tyre është operuar këtu te ne.

Operacioni nuk ishte i lehtë. Mendoj se operacioni u realizua shumë mirë sepse u realizua nga një staf me eksperiencë për më shumë se 30 vite. I sëmuri do të qëndrojë nën observim për një periudhë më të gjatë kohore, për shkak të sëmundjes që e ka prekur.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.