Kontrabandë dhe evazion fiskal, goditen 8 biznese në Tiranë, nën hetim administratorët

Tetë biznese, janë goditur nga Policia në Tiranë, pasi dyshohet se tregtonin mallra kontrabandë.
Sipas policisë, në zbatim të një vendimi gjykate, u ushtruan kontrolle në 8 subjekte tregtare që ushtronin aktivitet në fushën e shitjes së produkteve të markave luksoze.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan 16 telefona celularë, 10 njësi kompjuterike, një laptop, si dhe 11 çanta dhe veshje të markave luksoze, të cilat nuk dispononin dokumentacion shoqërues që të provonte origjinën dhe zhdoganimin e tyre.
Nga verifikimet rezultoi gjithashtu se të ardhurat nga shitja e këtyre produkteve nuk deklaroheshin pranë organeve tatimore. Ndërkohë, në një prej subjekteve u konstatua se tregtoheshin produkte pa lëshuar kupon tatimor, çka solli pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të tij.
Në përfundim të operacionit, Policia nisi procedim penal ndaj nëntë administratorëve ose përfaqësuesve të subjekteve, të identifikuar me inicialet Gj. H., N. R., S. S., A. D., B. D., A. L., A. L., K. Gj. dhe J. B.
Lexo edhe
AKTUALITET
Finalizohet operacioni “Organizatori” në Tiranë, pranga egjiptianit që i niste emigrantët drejt BE-së

Atentati në Sarandë/ Nga arratisja spektakolare e autorëve te skeda e pasur kriminale e babë e bir, zbardhen pistat e hetimit për tentati...

Sulmi ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati, autorët qëlluan 9 herë me pistoletë dhe u larguan nga deti

Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses në Korçë, vihet në pranga 37-vjeçari

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot, 18 korrik 2026

Profili i errët/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë Thimjo Ruba...

Mbeti i plagosur rëndë pas atentatit, 50-vjeçari Thimjo Rubati niset drejt Janinës për mjekim të specializuar





