Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali...
AKTUALITET

EMRAT/ Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

P
Piranjat20 September 2026, 09:48 · 2 min lexim
EMRAT/ Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona në

Dy shtetas janë vënë në pranga në flagrancë, pasi transportonin me autobus mallra të ndryshme të kontrabanduara nga Greqia. Operacioni i koduar “Akciza 3” u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Rajonale Vlorë-Gjirokastër.

Në aksin rrugor “Kakavijë-Gjirokastër”, forcat e policisë ndaluan autobusin që drejtohej me radhë nga dy personat. Gjatë kontrollit u zbuluan të fshehura, në vende të mbyllura, 100 steka me cigare dhe 22 695 euro. Në bagazh u gjetën gjithashtu kuti me produkte deti dhe mishi, produkte bulmeti, kuti me medikamente, 13 thasë me veshje të markave të ndryshme, si dhe mallra të tjera, për të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia.

Të arrestuarit janë Olcian Lami, 43 vjeç, dhe Markeljan Dida, 43 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Policia sekuestroi 22 695 euro, 100 steka cigare, mallrat e tjera të kontrabanduara, autobusin dhe një aparat celular, të cilat do të shërbejnë si prova materiale.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.