Kontrolle të reja në Bërxullë për vrasjen e Edmond Sulës, pistë hetimi konflikti për pronat

Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës, i njohur edhe si Ali Sula, janë rikthyer me kontrolle të reja në zonën e Bërxullës.
Burime bëjnë me dije se kontrollet janë kryer me vendim gjykate dhe janë shoqëruar me marrjen në pyetje të disa personave. Sipas të njëjtave burime, personat e kontrolluar dyshohet se kanë pasur konflikte pronësie me viktimën, pistë kjo që po verifikohet nga grupi hetimor.
Vrasja e Edmond Sulës ka mbetur një nga ngjarjet e rënda kriminale që vijon të jetë nën hetim, ndërsa verifikimet e fundit tregojnë se prokuroria dhe policia po përpiqen të rindërtojnë rrethin e konflikteve të mundshme që mund të kenë çuar në eliminimin e tij.
Kontrollet në Bërxullë janë pjesë e veprimeve hetimore për të gjetur prova të reja, si dhe për të sqaruar rolin e personave që kanë pasur përplasje të mëparshme me Sulën. Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar për persona të arrestuar, ndërsa të shoqëruarit janë marrë në pyetje për llogari të hetimit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Fluks i lartë në Morinë/ Mbi 422 mijë udhëtarë kaluan kufirin në korrik, 90 mijë në 5 ditët e para të gushtit

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohet nga Kolumbia “Kimisti” i Frakullit. Një tjetër person sillet në Shqipëri nga Italia, i kërkuar për v...

Makina përplaset me kamionin/ Shuhet familja shqiptare në rrugët e Greqisë, humbin jetën nënë e bir

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe mjete ajrore në terren. Nuk ka rrezik për zonat e banuara

Detaje nga ngjarja në Roskovec, sherr mes komshinjve për drutë, i moshuari humbi jetën pasi i biri u përfshi në konflikt

Humb kontrollin e motomjetit në Mirditë, humb jetën 38-vjeçari

Vijon lufta me zjarret në Mallakastër, dy helikopterë dhe dhjetëra efektivë në aksion

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera





