Korça i jep lamtumirën e fundit Koço Qendros! Përcillet për në banesën e fundit pa homazhe publike, sipas amanetit të tij

Korça i ka dhënë këtë të diel lamtumirën e fundit aktorit të njohur të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Koço Qendro, i cili u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, duke lënë pas një kontribut të çmuar në artin shqiptar.
Në përputhje me amanetin e tij, nuk u zhvilluan homazhe publike në Teatrin “Andon Zako Çajupi”. Ceremonia mortore u organizua në mënyrë private dhe të thjeshtë, në prani të familjarëve, miqve të afërt, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve.
Edhe pse pa një ceremoni zyrtare, momentet e ndarjes u shoqëruan me emocione të forta. Të pranishmit kujtuan me respekt jo vetëm artistin që interpretoi dhjetëra role të spikatura, por edhe njeriun e përkushtuar, qytetarin e respektuar dhe prindin shembull.
Për kolegët dhe miqtë, Koço Qendro do të mbetet një prej figurave më të rëndësishme të teatrit, humorit dhe kinematografisë shqiptare, si edhe një kontribuues i vyer në ruajtjen e historisë së teatrit dhe estradës së Korçës.
Lexo edhe
AKTUALITET
Arrestohet në Greqi 58-vjeçari i dënuar për vrasje, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Seanca për 21 të arrestuarit, protestuesi shfaq probleme shëndetësore

Vrau efektivin e policisë në Maliq, Violand Braçellari del nga spitali i Traumës

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë–Krahës, katër të plagosur

Qytetari denoncon shërbimin e Finikas Lines: Prenotova biletë me makinë, ma regjistruan si biçikletë dhe nuk më kthejnë paratë

Protestuesit distancohen nga incidenti te Komisariati Nr. 3: Aktet e dhunshme, vepër e provokatorëve të infiltruar

Dera gjysmë e hapur e BE-së për Ballkanin, cili shtet do të hyjë i pari?





