Korçarët në Strugë për të mbushur makinat me naftë! Në Maqedoninë e Veriut kushton 74 lekë më pak se në Shqipëri

Rritja e çmimit të karburanteve po i shtyn gjithnjë e më shumë qytetarët të kërkojnë zgjidhje më ekonomike jashtë vendit. Një nga pikat kufitare më të frekuentuara është ajo e Qafë Thanës, që lidh vendin tone me Maqedoninë e Veriut, ku karburanti shitet më lirë.
Diferenca e çmimit shkon në 74 lekë për litër, ka bërë që shumë qytetare nga Korca e Pogradeci të shkojnë ne Struge për t’u furnizuar me nafte. Qytetarët theksojnë se çmimet e larta në Shqipëri i detyrojnë të zgjedhin furnizimin në Maqedoninë e Veriut si alternativën më të përballueshme.
Banorë të Maqedonisë së Veriut shprehen se, edhe pse çmimet kanë pësuar rritje edhe në vendin e tyre, ato mbeten më të ulëta krahasuar me Shqipërinë. Sipas tyre, është bërë e zakonshme të shohësh automjete me targa shqiptare që furnizohen me karburant ne RVM.
Aktualisht, një litër naftë në Maqedoninë e Veriut kushton rreth 90 denarë, ose 140 lekë/liter, ndërsa në vendin tone çmimi eshte 214 lekë për litër. Ky ndryshim i madh në çmime vazhdon të nxisë qytetarët të kalojnë kufirin për të përfituar nga kostot më të ulëta.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident rrugor në Tepelenë/ Makina bie në greminë, shpëton mrekullisht shoferi

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Serbi pse kishin flamurin kombëtar, reagon Ministria e Punëve të Jashtme

Të ardhurat nga emigrantët arrijnë rekordin e 1.1 miliardë eurove në 2025-n

Aksident tragjik në Gjermani/ U përplasën nga kamioni, ndërron jetë 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj i mitur

Bllokohet kamioni me 30 tonë misër/ Procedohet tregtari nga Kavaja

Tjetërsimi i tokave në Livadhe të Himarës, GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro!

Abuzimet me tenderët/ Shtatzënia e shpëtoi nga arresti shtëpiak, Hava Delibashi paraqitet në SPAK

Vorë–Hani i Hotit, nënshkruhet kontrata 8.8 mln euro për mbikëqyrjen e rehabilitimit të hekurudhës





