“Korriku nis me ulje të temperaturave”, meteorologia tregon kur vjen vala tjetër e të nxehtit

Java e parë e korrikut do të sjellë ulje graduale të temperaturave dhe ndryshim të kushteve atmosferike, megjithëse dita e sotme mbetet shumë e nxehtë. Kështu u shpreh meteorologia Tanja Porja, e cila paralajmëroi se pasdite deri në fundjavë priten edhe rrebeshe shiu në disa zona të vendit, ndërsa sot termometri do të shënojë deri në 41 gradë Celsius.
“Diell dhe rrebeshe pasdite por termometri maksimal do të shënojë sot 41 gradë. Gjysma jugore do të jetë më e freskët. Nga nesër dhe në vijim ndihet rënie e vlerave termike por maksimumi do të jetë 39 gradë celsius nga e enjtja freskohet ndjeshëm duke shënuar 35 gradë celsius maksimumi nga e premtja deri të dielën. Java e parë e korrikut sjell freskim të kushteve të motit. Pasdite presim rrebeshe. Në tiranë Elbasan Librazhd pa e prekur bregdetin. E enjtja dhe e premtja rrebeshe më të shpeshta në territor, rrezikohet edhe bregdeti. Një mot fantastik na pret nga e shtuna deri të hënën”, tha meteorologia.
Porja theksoi se një tjetër valë e të nexehtit em temperatura deri ën 41 gradë do të vijë nga data 8 korrik.
“Kemi thënë dhe më herët korriku është një muaj mjaft i nxehtë. Presim që një tjetër valë e nxehti të vijë gjatë korrikut, por java e parë e korrikut vijon me temperatura relativisht të freskëta do të thosha krahasuar me atë çfarë ne kemi përjetuar. Ndërsa presim sërish rreth datës 8 korrik dhe në vijim një tjetër valë të nxehti, një valë e nxehtë e cila do të jetë më afatshkurtër, por më intensive në vlera me vlera më të larta sesa 41 gradë celsius”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Akuzohej për vrasjen e ish-efektivit Xhulio Prela, shpallet i pafajshëm Redion Hysa

U kap me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet Emiljano Nina

Rindërtimi që nuk po mbyllet, bashkitë shpenzuan vetëm 36% të fondeve në 2025

BIRN: Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

Nis grumbullimi i protestuesve para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët

Trafikonte drogë me postë nga SHBA, arrestohet 48 vjeçarja amerikania

Foli me emra për mafien shqiptaro-italiane, 4 të arrestuar pas vendosjes së tritolit ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci

EMRT/ Zbardhet plagosja me armë e Brian Syzos, identifikohen 4 autorët! Vihen në pranga 2 prej tyre





