Korriku përvëlues, meteorologia paralajmëron: Temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë

Meteorologia Tanja Porja paralajmëron se korriku do të jetë edhe më i nxehtë se qershori, me temperatura që në disa zona të vendit mund të kalojnë 41-42°C, ndërsa nuk përjashtohet që lokalisht të afrohen edhe me rekordet historike.
“Tirana ka shënuar 40.1 gradë, Shkodra ka kapërcyer 41 gradët dhe në fakt këto i takojnë muaj qershor, por ne presim jo vetëm 41 por më shumë se 41 gjatë muajit në të cilin sapo kemi hyrë në korrik. Pritet korriku të jetë goxha më përvëlues se qershori. Presim 41-42 gardë gjatë korrikut, por intensiteti mund të jetë i lartë, pra vlera termike mund të arrihet 42.5 pesa apo 43”, tha Porja.
Sipas saj, freskimi i motit që nisi në ditët e para të korrikut do të zgjasë vetëm për pak ditë, me temperatura maksimale 34-36°C në pjesën më të madhe të vendit. Megjithatë, pas datës 7 korrik pritet një valë e re e të nxehtit, e shkaktuar nga depërtimi i masave ajrore shumë të nxehta nga Afrika e Veriut.
“Ndërsa vala e parë e korrikut që ne presim pas pak ditësh, nga data shtatë ose përtej datës 7 korrik dhe në vijim, ne presim një tjetër valë të nxehti, e cila ka dhënë sinjale që do të jetë me intensitet më të lartë, çfarë nënkupton që ka një hyrje, një depërtim të masës ajrore të nxehtë të veriut të Afrikës shumë më lartë sesa Ballkani.
Do të shkojë deri lart në verilindje të Europës dhe sa më lart drejt verilindjes së Europës të ngjitet kjo masa ajrore aq e nxehtë, aq më problematike do të jetë ajo për Shqipërinë dhe për Ballkanin. Duke bërë që temperatura tipike të veriut të Afrikës të shënohen në Italinë e jugut në Greqi, Turqi, në këto ishujt e Mesdheut, rrjedhimisht edhe në territorin shqiptar”, tha meteorologia.
Porja shpjegoi se, ndryshe nga vala e gjatë e qershorit, e cila ushtroi stres të vazhdueshëm termik mbi organizmin, vala e parë e korrikut pritet të jetë më intensive, por me kohëzgjatje më të shkurtër, rreth 4-5 ditë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Vrau dhëndrin pas sherrit për kujdestarinë e fëmijëve/ Gjykata e Lartë rrëzon dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

40 mijë euro mashtrim me energjinë elektrike/ Çmontohet organizata kriminale në Spanjë, arrestohen 6 shqiptarë

Instituti i Vjenës ul parashikimin për ekonominë shqiptare

ARRSH hap tenderin 14.5 milionë euro për Lotin 3 të rrugës Tiranë–Ndroq–Plepa

Qytetarët vendosin trëndafila në kangjellat e godinës të SPAK në mbështetje të punës së saj

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, përmbyset makina, plagosen gjashtë persona

Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë





