BBC: Pse Gjenerata Z po planifikon jetën pa pension shtetëror?
Joeli më në fund ka siguruar punën e tij të parë si inxhinier pasuniversitar, pas disa vitesh në pozicione me paga më t&eum...
Joeli më në fund ka siguruar punën e tij të parë si inxhinier pasuniversitar, pas disa vitesh në pozicione me paga më t&eum...
Policia e Shtetit ka bërë disa lëvizje në strukturat drejtuese, me emërime të reja në Akademinë e Sigurisë dhe n&...
Eurodeputetja italiane Cristina Guarda ka ngritur shqetësime serioze pas një vizite në qendrën e ndalimit të migrantëve në ...
Kreu i SPAK, Klodian Braho theksoi se mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve është çështje e sundimit të ligjit dhe besimit pub...
Aktivisti Andi Tepela, nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ku dorëzuan librin “Albanian Files” si një provë p&eu...
Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur këtë të mërkurë para ambienteve të SPAK, ku po dorëzojnë librin &l...
FBI ka njoftuar se ka arrestuar katër burra të akuzuar për vjedhjen e dhjetëra mijëra dollarëve në të njëjtë...
Qeveria ka pranuar zyrtarisht dështimin e skemës së shumë trumbetuar për kreditimin e bujqësisë. Një ditë më...
Kompania Ford po tërheq nga tregu rreth 741,195 automjete në SHBA për shkak të një defekti në transmision, i cili mund të d...
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Dyseldorf pritet të shoqërohet me një tubim protestues të organizuar nga shqiptarë që je...

Meteorologia Tanja Porja paralajmëron se korriku do të jetë edhe më i nxehtë se qershori, me temperatura që në disa zona të vendit mund të kalojnë 41-42°C, ndërsa nuk përjashtohet që lokalisht të afrohen edhe me rekordet historike.
“Tirana ka shënuar 40.1 gradë, Shkodra ka kapërcyer 41 gradët dhe në fakt këto i takojnë muaj qershor, por ne presim jo vetëm 41 por më shumë se 41 gjatë muajit në të cilin sapo kemi hyrë në korrik. Pritet korriku të jetë goxha më përvëlues se qershori. Presim 41-42 gardë gjatë korrikut, por intensiteti mund të jetë i lartë, pra vlera termike mund të arrihet 42.5 pesa apo 43”, tha Porja.
Sipas saj, freskimi i motit që nisi në ditët e para të korrikut do të zgjasë vetëm për pak ditë, me temperatura maksimale 34-36°C në pjesën më të madhe të vendit. Megjithatë, pas datës 7 korrik pritet një valë e re e të nxehtit, e shkaktuar nga depërtimi i masave ajrore shumë të nxehta nga Afrika e Veriut.
“Ndërsa vala e parë e korrikut që ne presim pas pak ditësh, nga data shtatë ose përtej datës 7 korrik dhe në vijim, ne presim një tjetër valë të nxehti, e cila ka dhënë sinjale që do të jetë me intensitet më të lartë, çfarë nënkupton që ka një hyrje, një depërtim të masës ajrore të nxehtë të veriut të Afrikës shumë më lartë sesa Ballkani. Do të shkojë deri lart në verilindje të Europës dhe sa më lart drejt verilindjes së Europës të ngjitet kjo masa ajrore aq e nxehtë, aq më problematike do të jetë ajo për Shqipërinë dhe për Ballkanin. Duke bërë që temperatura tipike të veriut të Afrikës të shënohen në Italinë e jugut në Greqi, Turqi, në këto ishujt e Mesdheut, rrjedhimisht edhe në territorin shqiptar”, tha meteorologia.
Porja shpjegoi se, ndryshe nga vala e gjatë e qershorit, e cila ushtroi stres të vazhdueshëm termik mbi organizmin, vala e parë e korrikut pritet të jetë më intensive, por me kohëzgjatje më të shkurtër, rreth 4-5 ditë.
Meteorologia paralajmëroi gjithashtu se temperaturat e larta do të favorizojnë formimin e stuhive lokale me reshje intensive, breshër dhe erëra të forta, veçanërisht në zonat malore dhe kodrinore, duke rrezikuar edhe dëmtimin e kulturave bujqësore.
Ajo theksoi se lagështira e lartë e ajrit do ta bëjë vapën të ndihet edhe më e rëndë, duke rritur ndjeshëm temperaturën e perceptuar. Sipas Porjas, kushtet më të favorshme klimatike për pushime gjatë verës mbeten zonat malore dhe liqenore, veçanërisht Pogradeci dhe Puka.
Sipas parashikimeve, edhe gushti pritet të jetë shumë i nxehtë, ndërsa temperaturat mbi normalen mund të vijojnë edhe gjatë 10 ditëve të para të tetorit.
Në Kozarë të Kuçovës është stina e vjeljes së frutave dhe Ledjon Marra i ka përqendruar forcat te pemëtari...
Një kamerë e vendosur pranë burgut të Drenovës dyshohet se është përdorur për të monitoruar lëvizjet e ...
Aktivistë dhe qytetarë do të mblidhen ditën e sotme në 10:00 para SPAK, pët të dorëzuar librin “...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkoh...
Qendra e Shqipërisë po shfaqet si zona më e goditur nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën, me temperatura maks...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashiko...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë për vitin 2025 thelloi me tej tendencën e rënies së ...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së te fermerët, nëpërmjet autofaturave të lëshuara n...
Vera ka hyrë në kulmin e saj dhe mijëra shqiptarë kanë nisur pushimet jashtë vendit. Udhëtimet po shtohen nga viti në ...
Një zjarr ka rënë në ambientet e jashtme të një fabrike të përpunimit të drurit në qytetin e Elbasanit. P...