Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

KPP: Katër kandidatë kaluan pragun e votimit, por Kuvendi shpalli fitues vetëm tre

P
Piranjat26 July 2026, 10:53 · 3 min lexim
KPP: Katër kandidatë kaluan pragun e votimit, por Kuvendi shpalli

Në seancën e së enjtes, në rend dite ishte, mes të tjerash, edhe plotësimi i tre vendeve vakante të Komisionit të Prokurimeve Publike.

Në seancë u futën për votim 21 kandidatura. Kryetari Niko Peleshi, kur njoftoi pikën e rendit të ditës, u kujdes që, sipas rregullores, të kujtonte se për miratimin nevojitej “shumicë e thjeshtë votash”.

Neni 55, pika 3, në Rregulloren e seancave, e përkufizon si shumicë “numri i votave ‘pro’ që është më shumë sesa gjysma e deputetëve në sallë”.

Në përfundim të votimit, tre kandidatura morën nga 73 vota dhe një kandidat mori 44 vota.

Me aritmetikë të thjeshtë, pa pasur nevojë për makinë llogaritëse, me 84 deputetë në sallë, pragu për shumicën e thjeshtë është 43 vota. Me këtë prezencë, nga votimi katër kandidatë siguruan shumicën që parashikon rregullorja. Rregullorja nuk diversifikon në asnjë nen se si përgatitet lista përfundimtare, e aq më pak t’i japë diskrecion Kryetarit të Kuvendit të zgjedhë cila shumicë e thjeshtë është më shumicë sesa tjetra.

Por, pa asnjë kompetencë, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi shpejt e shpejt që për kandidatin që siguroi 44 vota “projektvendimi nuk miratohet”.

Në njoftimin zyrtar të publikuar nga Kuvendi, u përfshinë vetëm tre emrat dhe, si arsyetim i vendimit të Kryetarit të Kuvendit, u sqarua që qenkëshin miratuar vetëm tre kandidatura që morën më shumë vota.

Po nëse dy kandidatë do të kishin siguruar nga 77 vota dhe dy të tjerë nga 44 vota, cilin lepur do të nxirrte nga kapelja Kryetari i Kuvendit?

Edhe një fëmijë i klasës së dytë, mes një loje me ushtarë prej gome, kur sheh që ka katër ushtarë, por vetëm tre xhepa, do të ishte ndalur të mendonte se si do ta sistemonte njërin prej ushtarëve.

Por nuk besohet se, ngaqë i mungonin xhepat, do ta hidhte lodrën në koshin e plehrave. Fëmijët janë shumë empatikë, sidomos me ushtarët prej gome!

Neni 55 në Rregulloren e seancës nuk thotë që, kur kandidatët që kanë siguruar votat e nevojshme janë më shumë sesa vendet vakante, zgjidhen ata me më shumë vota.

Rregullorja nuk parashikon hedhjen në kosh të ndonjë kandidati që ka siguruar votat që vetë rregullorja parashikon.

Nëse rregullorja parashikon shortin, atëherë në short duhet të futeshin të katra kandidaturat që siguruan votat.

Nga votimi i Kuvendit për vendet vakante në Komisionin e Prokurimeve Publike, katër kandidatë kanë kaluar pragun duke siguruar shumicën e votave të deputetëve prezent.

Kryetari Niko Peleshi, kur njoftoi hapjen e votimit për tre vendet vakante, sipas rregullores u kujtoi deputetëve që për miratimin nevojitej “shumicë e thjeshtë votash”.

Por nuk tha që, nëse fituesit do të ishin më shumë, do ta vendoste ai se cilin do ta hidhte në kosh.

Nuk e tha, sepse ky rregull nuk ekziston!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.