KPP vë në rrezik sinjalin e RTSH-së, bashkë me të dhe radiot e policisë dhe antenat e Shish e Albcontrol

Ka 3 muaj që Komisioni i Prokurimit Publik mban në sirtar një procedurë jetike për institucione strategjike. Që në 23 qershor, Radiotelevizioni Shqiptar i ka dorëzuar dosjen e tenderit për mirëmbajtjen e antenave, pas ankesave të dy operatorëve humbës.
Vetë tenderi, me gjithë përgatitjen e dokumentacionit zgjati 3 muaj, nga 26 marsi deri në 26 qershor. U shpall procedura, u regjistruan 3 konkurentet, u paraqit dokumentacioni dhe oferta, u shpall fituesi, u administruan ankesat dhe iu përcoll KPP, që ka rolin e gjykatësit, kur prokurimet publike kanë ankesa.
Vetë ligji për KPP, i ka dhënë kohë 20-30 ditë për tu kthyer përgjigje subjekteve. Pra nëse në 26 qershor është çuar procedura, afati maksimal duhet të ishte 26 korriku. Edhe nëse KPP nuk e ka ekspertizën dhe i duhet ta kërkojë nga një ent i tretë, prapë ligji e detyron që përgjigja të jepet brenda 30 ditësh.
Po KPP as nuk ka shpjeguar arsyet e vonesës dhe as po e merr mundimin për ta parë dosjen, megjithëse në kullat e antenave të Radiotelevizionit Publik, janë vendosur edhe antenat e radiove të policisë, të Shërbimit informativ dhe të Albcontrol.
Nëse gjatë kësaj kohe do të ndodhte një problem, pa patur akoma një fitues për mirëmbajtjen, trafiku ajror do të mbetej pa kontroll dhe fluturimet do të anulloheshin deri kur 5 anëtarët e KPP të zgjodheshin nga gjumi dhe të hapnin dosjen. Pa folur këtu për rëndësinë e sigurisë kombëtare që kanë antenat e SHISH dhe Policisë. E gjitha kjo sepse KPP shkel ligjin dhe askush nuk i kërkon llogari.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Gjyshja ka vdekur”, nipi 14-vjeçar pa vrasjen e Lumturie Patushit, Hysni Patushi hodhi thikën gjatë arratisjes

EMRI/ Punësohej në biznese, merrte xhirot ditore dhe largohej, arrestohet 39-vjeçarja

Masakër mjedisore në liqenin e Kombinatit, qindra peshq të ngordhur dalin në sipërfaqe

VIDEO/ Ngrihen tre postblloqe pas atentatit në Sarandë, Policia në kërkim të autorëve

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset drejtuesja 27-vjeçare

U plagos në atentat në Sarandë, 73-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

Atentat në Sarandë/ Viktima Artan Myrtaj, i përfshirë në plagosjen e dy personave. Si nisi saga e hakmarrjes

Atentati në Sarandë/ 44-vjeçari ishte ulur në kafe, sapo pikasi autorët tentoi të largohet me vrap





