“Krahasoni rrogën e Zegjinesë me një zjarrfikës hero”, aktivisti Arben Kola: Kruja u dogj, 4 herë premtoi avionët. Rama i ka ditët e numëruara

Aktivisti Arben Kola ka folur në protestën e 71-të kundër qeverisë, duke vënë në fokus situatën e zjarreve dhe kushtet e punës së zjarrfikësve. Kola kritikoi diferencat mes pagave të zyrtarëve dhe atyre të zjarrfikësve, ndërsa u ndal te zjarret e rënda të regjistruara gjatë viteve të fundit.
“Krahasoni rrogën e Zegjinesë me një zjarrfikës hero. Sa shpejt e harruam djegien e Delvinës e Gramshit. Ajo që ndodhi dje në Krujë është e paralajmëruar”, u shpreh ai.
Sipas aktivistit, mungesa e rojtarëve të pyjeve dhe investimeve në parandalimin e zjarreve po rëndon situatën.
“60 mijë hektarë pyje janë djegur në vitin 2025. Për 15 milionë euro në vit ne humbim 150 milionë euro”, deklaroi Kola, duke kërkuar më shumë fonde për mbrojtjen e pyjeve dhe pajisjet e zjarrfikësve.
Ai kritikoi gjithashtu shpenzimet për propagandë, duke argumentuar se këto fonde mund të përdoreshin për forcimin e shërbimeve të emergjencës.
“Krahasoni rrogën e Zegjinesë me një zjarrfikës hero. Sa shpejt e harruam djegien e Delvinës e Gramshit. Ajo që ndodhi dje në Krujë është e paralajmëruar…Mungojnë rojtarët e pyjeve. 60 mijë hektarë pyje janë djegur në vitin 2025. Për 15 mln euro në vit ne humbim 150 mln euro.
Sa para harxhohen për propagandë, sikur të shpenzoheshin për natyrën, pajisje për zjarrfikësit. Avioni të premtuar mbi 4 herë. 4.2 mln euro ia dha Kenye West. I ftojmë zjarrfikësit të bashkohen në shesh për përmirësim të kushteve të punës…Jeni të mirëpritur në shesh. Kjo qeveri i ka ditët e numëruara…Beteja vazhdon…”, tha ai.
Lexo edhe
AKTUALITET
Bilanci i zjarreve: 8 vatra në disa qarqe, 6 vijojnë aktive

Aksident në Krujë/ Niset drejt Traumës një person

Trafik kilometrik në aksin Llogara-Vlorë, fluksi i lartë i pushuesve 'paralizon' qarkullimin nga jugu

Rrezikuan të mbyteshin pasi iu prish në mes të detit pedaloni, shpëtohen 5 turistë suedezë në Ksamil

Tjetër vatër zjarri në Krujë/ Terreni vështirëson ndërhyrjen nga toka, nuk ka rrezik për banesat





