AKTUALITET

Kreu i SPAK kërkon shkarkimin, KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit të Tiranës

Piranjat Përditësimi i fundit 15 December 2025, 18:43
Kreu i SPAK kërkon shkarkimin, KPA njihet me parashtrimet në

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 15 dhjetor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako. Prokurori Kodian Braho deklaroi se u qëndronin në parim shkaqeve të ankimit për profesionalizimin dhe etikën dhe kërkoi shkarkimin e prokurorit Tako për cënim të besimit të publikut tek drejtësia. Prokurori Tako dhe përfaqësuesja e tij ligjore, Romina Zano kundërshtuan shkaqet e ankimit. Tako vërejti se pas përfundimit të trajnimit njëvjeçar në Shkollën e Magjstraturës, ka korrigjuar gabimet e konstatuara dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit.

Pasi prokurori Gjergji Tako u pezullua një vit nga detyra prej Komisionit, për të rindjekur Shkollën e Magjstraturës për shkak të probleme të konstatuara në kriterin profesional gjatë procesit të vetingut. Pas përfundimit të trajnimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 15 shtator të vitit 2023, konfirmimin e tij në detyrë me argumentin se kishte përfunduar me sukses trajnimin duke mënjanuar mangësitë e konstatuara.

Por Komisioneri Ballhysa e gjeti të pabazuar këtë konkluzion të KPK, duke çmuar se në kontrollin e aftësisë profesionale, subjekti nuk e ka kaluar nivelin kualifikues për konfirmimin e tij në detyrë. Sipas Komisionerit, prokurori Tako me veprimet e tij ka cenuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, duke u gjendur në kushtet që mangësitë e evidentuara nuk mund të plotësohen, as nga programi i trajnimit në Shkollën e Magjistraturës.

Në shkaqet e ngritura për profesionalizmin trajtohen 23 çështje të shqyrtuara nga Tako, ku evidentohen mangësi të theksuara. Në disa raste konstatohen mangësi në aspektin e njohurive ligjore, bazuar në tregues si aftësia e përgjithshme për të ndërmarrë logjikisht hetimin sipas kërkesave ligjore, për të mbledhur provat, si dhe në kriterin e aftësisë organizative për të kryer procedurat hetimore. Po ashtu, u konstatua mangësi në aspektin e arsyetimit ligjor.

Tjetër problem i konstatuar në drejtim të etikës, ka të bëjë me përdorimin nga ana e subjektit të një automjeti të papajisur me leje qarkullimi.

Prokurori Klodian Braho vërejti të njëjtat mangësi të subjektit, ashtu si dhe ato të parashtruara në ankim. Ai konstatoi se subjekti në një rast nuk ka pyetur bashkëshorten e viktimës, ndërsa në një tjetër çështje nuk ka verifikuar aktin e ekspertimit. Për 21 çështjet e tjera, Braho tha se do paraqesin analizë të detajuar gjatë konkluzioneve përfundimtare.

Sipas Brahos, prokurori Tako ka dështuar të provojë të kundërtën e barrës së provës për gjetjet në apsketin profesional, e për rrjedhojë nuk arrin nivel minimal kualifikues për profesionalizmin, ashtu si ka konkluduar KPK. Braho deklaroi se mangësitë e thella në kriterin profesional, nuk mund të korrigjoheshin me trajnimin në Shkollën e Magjistraturës.

Në vijim, Braho paraqiti parashtrimet për përdorimin e automjetit pa leje qarkullimi gjatë periudhës 2005-2006. Kjo sjellje e subjektit, sipas Brahos, nuk përputhet me etikën e magjistratit.

Ai u shpreh, se në vlerësimin tërësor të çështjes, rezulton se prokurori Gjergji tako ka cënuar besimin e pubklikut tek drejtësia.

Avokatja Romina Zano e cilësoi hetimin e Komisionit të gjithanshëm dhe vlerësimin pozitiv në të tre kriteret nga shkalla e parë e vetingut, si të drejtë e të paanshëm. Ajo argumentoi se vlerësimi pozitiv i Shkollës së Magjistraturës, nuk mund të cënojë konfirmimin e KPK, madje nënvizoi se ishte vepruar sipas ligjit dhe praktikës së institucuioneve të vetingut.

Sipas Zanos, edhe nëse gjetjet e Komisionerit Publik do të qëndronin, ato nuk janë të majftueshme për të sjellë penalizim.

Lidhur me shkaqet e ankimit që kanë të bëjmë me sjellje që konsiderohen se cënojnë besimin e publikit, Zano vërejti se nuk identifikohen lidhje që kanë të bëjnë me integritetin.

Ajo shtoi se nuk provohet dobësia profesionale e pretenduar në ankim. Po ashtu, Zano konstatoi kontradikta në ankim, duke vërejtur se në disa raste thuhet se nuk ka shkak për shkarkim. Sipas avokates, bazuar në aktet e hetimit administratv, nuk qëndron pretendimi për papërshtatshmëri të subjektit për vijimin e detyrës.

Në vijim, prokurori Gjergji Tako dha shpjegime për të gjithë çështjet e trajtuara në ankim. Lidhur me mosmarrjen e deklarimeve bashkëshortes së viktimës, Tako tha se kishte pyetur nipat e të ndjerit. Ai argumentoi se në rastet e vendimarrjeve të mosfillimit të hetimeve, vendoset bazuar në gjurmët hetimore dhe jo bazuar në hetime të thelluara. Ai sqaroi se bashkëshortja e të ndjerit ishte njohur me vendimin e mosfillimit dhe se nuk ishte ushtruar ankim, si dhe kjo vendimarrje nuk ishte cënuar nga drejtuesi.

Lidhur me mosverifikimin e aktit të ekspertimit, Tako pohoi se ai akt ishte nxjererë gjatë një procesi civil dhe se nuk mund të bënte karshillëk. Sipas subjektit, vetëm nëse akti rrëzohej në procesin civil, vetëm atëherë ai duhej të kryente verifikime të mëtejshme.

Prokurori Tako deklaroi për disa çështje të tjera, se nëse nga ana e KPA do të konstatoheshin mangësi, ai i kishte korrigjuar ato gjatë hetimeve të kryera pas trajnimit në Shkollën e Magjistraturës. Ai tha se kishte dorëzuar akte që vërtetonte praktikën e ndjekur prej tij pas trajnimit, duke i dhënë rëndësi edhe arsyetimit ligjor.

Në vijim, Kolegji konstatoi se kishin mbërritur edhe shtatë denoncime të reja ndaj subjektit. Prokurori Braho vërejti se vetëm në një prej denoncimee kishte shkaqe për vijimin e hetimeve.

Subjekti deklaroi se çështja ishte ndjekur dhe përfaqësuar në gjykatë nga një tjetër prokuror. Sipas Takos, çështja ishte ende në gjykim në Apel, e për rrjedhojë nuk mund t’i nënshtrohet shqyrtimit.

Relatori i çështjes, gjyqtari Sokol Çomo e pyeti Takon ndër të tjera, nëse kishte kryer ndonjë hetim pa e njohur të pandehurin me akuzën, rezultatet e hetimit, aktet apo me të drejtën për t’u njohur me aktet.

Subjekti deklaroi se kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë, veç rastit të denoncuar në Kolegj, pasi ishte në mungesë. Ai tha se kishte kryer në rregull delegimin e veprimeve tek oficeri i Policisë Gjyqësore, por se kishte qenë ky i fundit që nuk e kishte kuptuar mirë, pasi nuk kishte pasur njohje të ndryshimeve ligjore lidhur me procedurën që duhej ndjekur në njoftimin e akuzës, shkruan Birn. 

Tako kërkoi lënien në fuqi të konfirmit të tij në detyrë. Në përfundim, Kolegji vendosi të çelë hetimin gjyqësor, të administrojë si provë gjithë aktet e dorëzuara nga subjekti, si dhe çeli hetimin për një prej shtatë denoncimeve. Po ashtu u vendos të kërkohen pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe asaj të Apelit, të Juridiksionit të Përgjithshëm, aktet që kanë të bëjnë me këtë denoncim. Seanca u shty për më datë 26 janar, në orën 09:00.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?