Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
AKTUALITET

Kreu i SPAK raporton te “Nismat Qytetare”, Klodian Braho: Krimi Zgjedhor, fenomen shqetësues!

P
Piranjat15 July 2026, 11:01 · 2 min lexim
Kreu i SPAK raporton te “Nismat Qytetare”, Klodian Braho: Krimi

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i ka drejtuar pyetje Brahos lidhur me hetimin e krimit zgjedhor, duke ngritur pretendime për standarde të dyfishta në trajtimin e rasteve.

“Kemi vënë re një farë trajtimi të dyfishtë të standardit që keni përdorur sa i përket krimit zgjedhor, kur ai vërehet gjatë fushatës apo në periudhë zgjedhore, në raport me politikanët e lartë të opozitës. Ju, si institucion, nuk keni pasur asnjë problem me asnjë politikan për të marrë masa sigurie personale ndaj liderëve të opozitës në vit zgjedhor, qoftë ndaj kryetarit të PL-së, Ilir Meta, me masën e arrestit me burg, qoftë ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha”, tha Kaso.

Ai shtoi se, sipas tij, persona të evidentuar si problematikë për ndikim në zgjedhje janë toleruar gjatë periudhës zgjedhore.

“Ndërkohë, në periudhë zgjedhore, ata që janë evidentuar nga ju vetë si persona problematikë që kanë ndikuar në zgjedhje në zona të caktuara, si në rastin e Bandës së Durrësit dhe ndikimit të saj në zgjedhje, janë toleruar nga ana juaj dhe janë lejuar të kryejnë krim zgjedhor, për t’u ndaluar më pas për çështje që nuk kanë lidhje me zgjedhjet. Ky standard i dyfishtë e motivon apo demotivon krimin zgjedhor. Produktet e krimit zgjedhor, në kuptimin metaforik, ju ballafaqojnë përpara, siç janë 82 mandatet”, u shpreh deputeti demokrat.

Ndërkohë, kreu i SPAK, Klodian Braho, u shpreh se krimi zgjedhor është një fenomen shqetësues për institucionin që ai drejton.

“Sa i përket krimit zgjedhor, ne bëmë edhe parashtrimet tona për shifrat që disponojmë. Krimi zgjedhor është fenomen shqetësues dhe na shqetëson si prokurori. Nuk është një fenomen me të cilin ne pajtohemi. Nuk shoh ndonjë standard të dyfishtë nga SPAK për çështjet zgjedhore, por është një perceptim. Ne nuk nisemi nga perceptimet, por nga faktet që përmbajnë dosjet”, deklaroi Braho.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.